E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas marrëveshjes së firmosur në Ministrinë e Ekonomisë, investimi i përgjithshëm në kapacitet e reja energjetike pritet të arrijë shifrat prej 23.5 milion euro. Ministri Besimi u shpreh se në bazë të koncesioneve, buxheti shtetërorë do të inkasojë 4 milion euro.
Maqedoni, firmosen pesė marrėveshje pėr ndėrtimin e hidrocentraleve









Brenda tre viteve, 5 kompani do të ndërtojnë 12 hidrocentrale me fuqi të instaluar prej 13.6 megavat dhe prodhim vjetor të energjisë prej 57 gigavat orë energji elektrike.

Sipas marrëveshjes së firmosur në Ministrinë e Ekonomisë, investimi i përgjithshëm në kapacitet e reja energjetike pritet të arrijë shifrat prej 23.5 milion euro. Ministri Besimi u shpreh se në bazë të koncesioneve, buxheti shtetërorë do të inkasojë 4 milion euro.

“Së bashku me 35 marrëveshjet e firmosura më parë nga tre shpalljet e para publike, tani kemi 47 kontrata për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 34.6 Megavat dhe prodhim vjetor prej 147 gigavat orë energji elektrike”, Fatmir Besimi, ministër i ekonomisë.

Drejtuesit e kompanive të cilat fituan të drejtën për ndërtimin e hidrocentraleve të reja, u shprehën se kapacitetet e reja, energji elektrike do të prodhojnë ka mesi i këtij viti.

“Nuk kemi probleme. Problemet që i patëm, i mbyllëm me sukses. Tani kemi përfunduar gjithçka dhe mund të themi se jemi të kënaqur me bashkëpunimin që kemi me Ministrinë e Ekonomisë”, tha Gjorgji Manaskov përfaqësues i kompanisë MIPG

Marrëveshjet e firmosura, janë pjesë e fazës së katërt të projektit qeveritar për ndërtimin e 400 hidrocentraleve të reja në rrjedhën e disa lumenjve në Maqedoni.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, për një kohë të shkurtër do të shpallin edhe thirrjen e pestë publike për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla me kapacitet të përgjithshëm prej 20 megavat orë energji elektrike në vit. Nevzat Mamuti

Publikuar: 28.01.2011 | 16:21
Lexuar: 549 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime