E njëjta gjë u bë edhe në vendin ku humbi jetën viktima e tretë Hekuran Deda, i cili u godit nga një plumb 9 mm në kokë teksa ndodhej mbi një skelë.
Për më shumë se dy orë me rradhë mijëra qytetarë kanë nderuar tre viktimat e demonstratës së 21 janarit, ndërsa tashmë ka nisur shpërndarja e tyre.
Marshimi ka nisur rreth orës 14:00, nga qendra e Tiranës, ku qytetarë nga e gjithë Shqipëria, të ndarë në disa grupe kanë parakaluar përpara fotove të të ndjerëve të vendosura para selisë së Kryeministrisë.
Gjithcka ka kaluar në heshtje, ndërsa janë vendour lule dhe ndezur qirinj në tre vendet ku u vranë tre personat. Kreu i opozitës Edi Rama bashkë me familjarët e viktimave dhe deputetë të Partisë Socialiste kanë udhëhequr demonstratën homazh.
Forca të shumta policie të vendosura përpara Kryeministrisë kanë shoqëruar mbajtjen e manifestimit.
Kortezhi i drejtuar nga familjarët e viktimave dhe drejtues të lartë të opozitës kanë vendosur lule para portreteve të të tre viktimave që humbën jetën në demonstratën e 21 janarit.
Fillimisht lule u vendosën pranë vendit ku humbi jetën Faik Myrtaj, nga komuna Cakran në Fier.
Me pas kortezhi është zhvendosur tek vendi ku u vra viktima e dytë Ziver Veizi, nga Gjirokastra, para portës së Kryeministrisë.
E njëjta gjë u bë edhe në vendin ku humbi jetën viktima e tretë Hekuran Deda, i cili u godit nga një plumb 9 mm në kokë teksa ndodhej mbi një skelë.
Ndërkohë numri shumë i madh i pjesëmarrësve vijon që të vendosë lule pranë tre fotografive.
Kryetari i opozitës, Edi Rama është larguar nga vendi i homazheve dhe po ndjek itinerarin e parashikuar për demonstratën-homazh.