E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në llogaritë për momentin ka rreth 165 mijë euro. Të gjitha të ardhurat e mjeteve në firma automatikisht do të bllokohen, e nëse borxhi nuk do të mund të paguhet tërësisht, atëherë Shvërgovski nuk e përjashton mundësinë që të konfiskohet edhe patundshmëria.
TV 'A1' para Qeverisė











Gazetarët e televizionit A1vazhdojnë që të emetojnë lajme përpara qeverisë në shenjë proteste për shkak se televizioni është pjesë e 11 firmave të rastit ‘Merimanga’ të cilave gjykata për dy muaj ua bllokoi llogaritë.

Prokurori Ljupço Shvrgovski shpjegon se kërkuan që masa e këtillë, pasi ekzistonte shkalla e lartë e dyshimit se është kryer vepër penale.

Në llogaritë për momentin ka rreth 165 mijë euro. Të gjitha të ardhurat e mjeteve në firma automatikisht do të bllokohen, e nëse borxhi nuk do të mund të paguhet tërësisht, atëherë Shvërgovski nuk e përjashton mundësinë që të konfiskohet edhe patundshmëria.

”Shpreh keqardhjen dhe vërtetë më vjen keq që pasojat negative i ndjejnë të punësuarit, mirëpo ky është emocioni im personal, kurse unë këtu nuk jam emëruar të zhvilloj politikë sociale por ti mbroj interesat e shtetit” tha Ljubço Shvrgovski, prokuror publik.

Për avokatët e të akuzuarve në rastin ‘Merimanga’ dhe të televizionit A1, nuk është kontestuese që gjykata i bllokoi llogaritë, por pjesa më e madhe është se si prokuroria e llogariti borxhin prej 4.5 milion eurosh.

Thonë se do të bëjnë ankesë dhe do të kërkojnë madje edhe mënyra se si shteti t’i paguajë kërkesat, kurse televizioni dhe firmat të vazhdojnë me punë.”Shteti e di se çka ka televizioni A1, e di për ndërtesën, e di për gjërat e tjera të lëvizshme, ka shumë mënyra të sigurimit.

Mendoj se edhe televizionet më të fuqishme dhe A1 edhe Telma edhe Sitel të mblidhen së bashku, nuk do ta sigurojnë atë shumë” tha Mirosllav Vujiq, avokat. Gazetarët janë të bindur se qeveria dëshiron ta mbyll televizionin për shkak të qëndrimit të tij kritik. “Do të qëndrojmë deri sa kemi forcë sepse bëhet fjalë për mbrojtjen e gazetarisë.

Duhet në mënyrë profesionale ta kryejmë punën... në çdo rast me sulmin kundër televizionin A1 kryhet sulm i drejtpërdrejt ndaj demokracisë” tha Biljana Stavrova, redaktore në televizionin A1. Qeveria qysh mbrëmë u distancua.

Thonë se nuk kanë kurrfarë kompetence ndaj vendimeve të gjykatës për bllokimin e pronës së dikujt. Realizimin e programit prej para ndërtesës së tyre e quajnë shpërdorim të forcës së mediumit.

Publikuar: 28.01.2011 | 17:34
Lexuar: 494 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime