Po ashtu në shekullin XV gjegjësisht në historiografinë e dëshmive të Isa Beut në Pollog të Tetovës dhe Gostivarit në vitin 1455, fshatin e sotëm Zherovjan e hasim me emrin ZHIRNOVJAN me 21 shtëpi, 4 të pamartuar, 1 vreshtë me një pasuri prej 2249 akçë .
Ismet Jonuzi-Krosi
Duke e lënë prapa qytetin e Tetovës në kilometrin e 12 të magjistrales Tetovë-Gostivar që vërtet fusha e Pollogut i ngjanë një qilimi të bardhë në stinën e dimrit e në pranverë atij të gjelbër, në anën e majtë të magjistrales së G-8 para se të futesh në Zherovjan të bie në sy stacioni i hekurudhës me ngjyrë të verdhë. Zherovjani shtrihet në lartësi mbidetare prej 475 m, me atar të përgjithshëm prej 2,1 km2, ka afër një mijë banorë, 195 ha sipërfaqe të përgjithshme agrare, 179 ha tokë punuese, 0,4 ha kullota dhe 16 ha pyje.
HISTORIKU
Edhe fshati Zherovjan së bashku me Radiovcën (Shtrungën) dhe disa fshatra të Fushës së Pollogut dhe të Malësisë së Sharrit dhe atij të Thatë, hasen në historiografi prej shekullit të XIV përkatësisht 1308, ku autori Mihajllo Purkoviç në librin Dokumente të regjistrimit
ndër të tjera përmend se edhe Zherovjani i ka takuar Kishës së Shën Niketës së Rashçes së Derventit, e cila Kishë është ngritur në vitet 320 deri 330 që nënkuptohet edhe përhapja e krishterimit në këto treva, ku kisha e lashtë e Zherovjanit së bashku me Manastirin i kanë takuar Kishës së Rashçes.
...Nën ndikimin e perandorit romak me prejardhje ilire nga Nishi, Konstantini i Madh, bëhet legalizimi i krishterizmit dhe në vitin 325 ai e thërret një Kuvend në Nikej, ku bëhet zyrtarizimi i fesë krishtere në tërë Perandorinë e Romës . Në këtë Kuvend përmendet peshkopi, gjegjësisht mitropoliti i Dardanisë. Derveni, duke qenë fare afër Mitropolisë, me seli në kryeqendrën e Dardanisë, pëson shumë ndryshime dhe nga botëkuptimi pagan pranojnë konfesionin e ri krishter. Sipas gjurmëve, supozoj se në kohën e Shën Niketës janë ndërtuar kisha në Raçe, kisha e Shën Niketës në fshatin e afërt të Nikishtanit, në Matkë (që në atë periudhë haset e regjistruar me emrin KATUN vërejtja ime Ismet Jonuzi-KROSI), por, edhe në vendbanimet tjera të Dervenit si dhe në tërë rrethinën e Shkupit. Kjo është koha kur Shën Niketa shenjtërohet nga Papa i Romës, i cili duke e lëvdëruar dhe duke vënë në dukje veprën e tij madhështore me kontributin e tij të shkëlqyeshëm, që e ka dhënë për përhapjen e krishterizmit në Shkup e rrethinë, pra edhe në Derven...
Po ashtu në shekullin XV gjegjësisht në historiografinë e dëshmive të Isa Beut në Pollog të Tetovës dhe Gostivarit në vitin 1455, fshatin e sotëm Zherovjan e hasim me emrin ZHIRNOVJAN me 21 shtëpi, 4 të pamartuar, 1 vreshtë me një pasuri prej 2249 akçë .
Ndërsa, në defterët e osmanlinjve të shekullit XV përmenden më 1452/53 ku ka pasur 21 familje, 4 të pamartuar dhe 4 vejusha, sipas 1467/68 ka pasur 30 familje, 1 të pamartuar dhe 3 vejusha, më 1481/82 është regjistruar vetëm një pjesë e këtij fshati dhe atë 4 familje, më 1544/45 ka pasur 25 familje të krishterë, 3 të pamartuar, 2 vejusha si dhe për herë të parë janë regjistruar 9 familje të fesë islame, më 1568/69 ka pasur 18 familje, 12 të pamartuar ndërsa 5 familje të fesë islame sipas të dhënave turko-osmane, por kjo nuk do të thotë se ky fshat nuk ka ekzistuar që më herët që dëshmojnë edhe shënimet e lartshënuara.
Dëshmi faktografike hasen edhe në rrafshin e patronimisë si p.sh. Llazar b. ARBANASI-TD 305 fsh.Zhirnovjan sot Zherovjan/ Llazar m.
Emër me një përhapje shumë të theksuar te shqiptarët dhe atë në mesjetë para sundimit otoman dhe atë në formë e të të jatit dhe të të birit e hasim të dalë në këto tërthore gjeografike të Maqedonisë dhe me këto forma siç është rasti në fjalë./ Ivani b. GONIT-NT TD 305, Dimtri ARNAUD, Nikolla ARNAUD dhe Velko ARNAUD TD III 56 fshati Zherovjan si dhe shumë emra të ngjashëm nga kjo sferë dëshmi nga shekulli i XV-të Fshati ndahet në disa mëhallë. Përmenden një mori vendemërtimesh si; Taoma e Zekës, Udha e Shprazët, Ujti i Bardhë, Ara e Madhe, Dardhat e Manastirit ( në këtë vend ka qenë kisha e lashtë e mesjetës së hershme së bashku me manastirin), Miçovejcë, Kopat e Agës Hisan, Arat e Alisë. Arat te Udha e Shprazt e Alisë. Arat te Udha e Shprazët, Arat te Ujti i Bardhë, Shatorrafshin e patronimisë si p.sh. Llazar b. ARBANASI-TD 305 fsh.Zhirnovjan sot Zherovjan/ Llazar m. Emër me një përhapje shumë të theksuar te shqiptarët dhe atë në mesjetë para sunsundimit otoman dhe atë në formë e të të jatit dhe të të birit e hasim të dalë në këto tërthore gjeografike të Maqedonisë dhe me këto forma siç është rasti në fjalë./ Ivani b. GONIT-NT TD 305, Dimtri ARNAUD, Nikolla ARNAUD dhe Velko ARNAUD Trishte, Arat te Kujria, Udha e Radovecit, Udha e Tetovës, Ogradet, Vakëfet e tjera ndërsa familjet janë Maxhare, Saofe, Derveni( ngase janë të ardhur nga Dërvendi) Reka ( të ardhur nga Reka e Gostivarit) etj..
Ky fshat, që shtrihet në fushën e Pollogut gjegjësisht pranë autostradës Tetovë-Gostivar apo atë të projektit G-8, kufizohet me fshatrat; Radiovcën, Miletinën, Bogovinën dhe Pirokun. Si në shumë fshatrat tjerë edhe Zherovjani, ka specifikat e veta ngase prej vitit 1947 deri më 1965 ka qenë Komunë, ku kryetar i saj i parë përmendet Daut Ibrahimi, në ato vite kanë gravituar këto fshatra; Vollkovia, Stençja, Tenova, Bllaca, Radiovca, Miletina, Çellopeku, Gurgurnica, Negotina e Pollogut, Kalishti, Llomnica, Gjergjovishti, Gorjani, Senokosi, Gradeci, Piroku, Rakoveci, Bogovina, Sellca e Keqe, Novosella II, Urviçi, Jellovjani, Novaka, Pallçishti i Epërm dhe i Poshtëm, Kamjani, Siniçani dhe Sëllarca e Epërme, që edhe ka ndikuar që të ketë infrastrukturë relativisht më të theksuar apo të mirë në krahasim me fshatrat e tjerë, por që atëherë e deri më sot sikur fshatrat e tjerë janë duke ecur drejt investimeve të reja. Zherovjani ka mbi dhjetë lokale afariste, stacionin e policisë si dhe një të punësuar dhe një rezervist, stacionin e hekurudhës, ambulancën e shëndetësisë që në vitin 1959 ku kanë punuar shumë mjekë eminent që sot disa prej tyre janë edhe me tituj shkencorë, ndërsa sot punon mjeku Jetmir Zilbehari nga fshati Radiovcë dhe katër motra medicinale prej tyre tri janë maqedonase dhe një shqiptare, e cila punon në ordinancën e stomatologjisë, ka postën, ambulancën e veterinarisë, ku punon mjeku Ismail Ferati, ka rrjet telefonik ku duhet të shtohen numrat, shkollën fillore LIRIA, klubin e volejbollit LIRIA, xhaminë e cila është rindërtuar 1975, imam është Gajur Veseli nga ky fshat etj. Këto investime janë bërë në periudhën kur Zherovjani ka qenë komunë.
INFRASTRUKTURA
Ujësjellësin e kanë rregulluar në vitin 1998, të cilin e marrin nga mali Sharr në sinorin e Sellcës së Keqe, siç kuptoj nga kryetari i Bashkësisë Vendore Isen Ferati se projekti i ujit ka kushtuar 270 mijë euro dhe mjetet financiare i kanë siguruar nga USAID, ministritë përkatëse, Komuna e Bogovinës si dhe me participimin e banorëve prej 40%, kanë 30 litra ujë në sekondë që së paku për një e më shumë dekada e kanë të zgjidhur këtë çështje, e cila i ka preokupuar pa masë. Isen Ferati thotë se rrjetin nëpër fshat e kanë instaluar edhe pse u ka ngelë që një ditë ta ndërtojnë rezervuarin, i cili kushton mbi 100 mijë euro.
Me vetëkontribut zherovjanasit i kanë shtruar rrugët, projekt që ka kushtuar mbi 60 mijë euro, por tani duhen investime të reja që të sanohen rrugicat. Kanalizimi i cili është paraparë të jetë mbi 4 km që është nevojë e domosdoshme ku do të futen ujërat atmosferik, fekale dhe ujërat e zeza, për të cilën Këshilli i Bashkësisë Vendore ka hartuar projekt ideor dhe se së shpejti do tu drejtohen shoqatave të ndryshme dhe institucioneve përkatëse.
Po ashtu kanë proprojekte të gatshme të cilat kushtojnë mbi 120 mijë euro dhe atë nga ana e drejtorisë së shkollës fillore LIRIA dhe të Klubit të Volejbollit LIRIA në koordinim me Bashkësinë Vendore që të ndërtojnë sallën e sportit dhe fushën sportive, pra, këto projekte i kanë shtruar duke filluar që nga Komuna e Bogovinës, shoqatave të ndryshme dhe ministrive përkatëse dhe se presin së shpejti të fillohet me realizimin e projekteve.
BUJQËSIA DHE BLEGTORIA
Zherovjani ka qenë vend çifligjesh, në historiografi përmenden se pronarë të fundit kanë qenë Akik-aga Maxheri, Mahmut-Aga, Murat-Aga, Emurlla-Aga, Shukri-Aga, Mehmet-Aga e Musa-Aga që dëshmon për pozitën e volitshme në fushë të Pollogut, e që janë shfrytëzuar për bujqësi e me theks të veçantë për blegtori. Rinia e fshatit, edhe pse me përgatitje adekuate arsimore si me të mesme dhe pjesa dërmuese me arsimim të lartë, nuk janë të punësuar apo vetëm simbolikisht janë në administratën shtetërore.
Sektori privat i ekonomisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është në zhvillim e sipër. Si në shumë vende të tjera edhe në arat e këtij fshati një përqindje simbolike mbeten të papunuara, siç shprehen sa për nevojat klasike të jetës. Bujqit kultivojnë grurë, misër, speca, patate, domate, e kështu me radhë. Por, zherovjanasit kanë telashe serioze ngase siç kuptova gjatë stinës së verës furnizohen me ujë për ujitjen e tokave të shumta pjellore prej lumit të Bogovinës, i cili ujë as për së afërmi nuk i plotëson nevojat dhe kërkesat e bujqve, të cilët kanë hapur puse private nëpër arat e tyre pjellore. Për këtë çështje jetike Isen Ferati thotë se kanë projekt të gatshëm për të marrë ujë nga lumi Vardar, i cili projekt është paraparë të kushtojë afër 90 mijë euro.
ELEKTRIFIKIMI DHE NDRIÇIMI PUBLIK
Elektrifikimi ku investimet e reja të trafostacoineve janë instaluar jep mundësinë reale të zhvillimit të fshatit që edhe për një dekadë të mos kenë kokëçarje për të cilën i falënderohen Nadi Sulejmanit për angazhimin e tij permanent të trafostacioneve në fjalë, po ashtu ndriçimi publik mirëmbahet nga Komuna e Bogovinës që nënkuptohet se tre këshilltarët komunal i koordinojnë punët me Bashkësinë Vendore. MËRGIMI PLAGË E HAPUR Edhe këtë fshat plaga e rëndë e kurbetit e përfshinë me mbi 80% më të përqendruar janë në vendet e Evropës Perëndimore, të cilët gjithmonë kanë dhënë ndihmën që e ka dashur vendlindja e tyre.
Nga ky fshat mund të themi se janë të punësuar vetëm një përqindje relative simbolike. Sipas të dhënave 34 familje kanë marrë ndihma sociale, por ka gjasa reale që ky numër të zvogëlohet me rregullat e reja të Entit social që do ti dëmtojë tej mase banorët e Zherovjanit. Pjesa dërmuese e cila merren me bujqësi qumështin ua blejnë qumështoret e ndryshme private dhe siç thonë se mosfunksionimi i transportit hekurudhor u mungon shumë për të plasuar plasmanet bujqësore nëpër qytet e Maqedonisë Perëndimore dhe në të gjitha segmentet e jetës së përditshme.
Po ashtu edhe blegtoria dikur është zhvilluar në këtë fshat ku para dy dekadash kanë pasur me qindra kokë dhensh ku përmenden qehajtë si; Hakik qehaja, Shefit qehaja, Xhafer qehaja, Lazim qehaja, Kareman qehaje e tjerë ndërsa sot me blegtori merret vetëm familja Ibishi që janë të vendosur para dy dekadash në Zherovjan nga malësie e Sharrit e ende e vazhdojnë këtë veprimtari, por për shkaqe të njohura të mungesës së ujit ky segment tradicional ngadalë sikur shuhet.
FEJA SHKOLLA DHE SHKOLLIMI
Në këtë fshat shkollimi daton që para disa dekadash, siç më informoi drejtori i shkollës fillore Akik Ferati se para vitit 1947 mësimi është ndjekur në mejtep dhe shkollë ku ka qenë mësues Iljaz Ismaili dhe mësuesi Vokshi nga Dibra, pra kjo katërvjeçare ka qenë deri në vitin 1950, dhe më pas me vetëkontribut zherovjanasit kanë ndërtuar shkollën e vjetër e cila ka qenë në oborrin e shkollës së sotme, ndërsa në 1965 rindërtohet objekti i shkollës ku funksionon shkolla fillore LIRIA, drejtor i parë i kësaj shkolle ka qenë Rexhep Munishi nga fshati Pirok, ndërsa mësues të parë nga ky fshat janë; Gafur Dërvishi, Kamber Ismaili, Jusuf Ferati dhe Xhevat Limani, ndërsa kuadri i sotëm që është krenaria dhe mburrja e zherovjanasve janë; Rauf Ramadani-jurist dhe afarist i shquar jeton në Tetovë, Nehat Ramadani-avokat, Maliq Dauti-prof, Akik Ferati-drejtor i shkollës dhe aktivist i dalluar në të gjitha sferat, Zeqir Ferati-mjek, Xhemil Aliu, Ibrahim Ferati-inxh., Ekrem Miftari-inxh. i elektros, Fadil Dauti-prof. i matematikës etj.. Kjo shkollë ka 412 nxënës prej tyre janë 392 shqiptarë dhe 20 maqedonas, gjithsej ka 20 paralele dhe një paralele parashkollore me 22 vogëlush.
Ka të punësuar 37 vetë prej të cilëve 6 janë personeli teknikë, 3 në administratë dhe një person që përkujdeset për mirëmbajtjen e përgjithshme teknike të shkollës dhe 27 mësimdhënës. Në kuadër të kësaj shkolle fillore qendrore graviton edhe shkolla territoriale e fshatit Radiovcë dhe ajo e Tenovës që mësimin e kanë ndjekur deri në vitin 1997 prej të V deri në klasë të VIII, ndërsa sot e ndjekin mësimin në Tenovë, por siç thotë drejtori i shkollës Akik Ferati se :Për ne procesi i kalimit të shkollës territoriale nga fshati Tenovë në shkollën e fshatit Stençe është refleks i së kaluarës të vitit 1987 kur për hir të slloganeve socialiste kjo shkollë u viktimizua nga politika e atëhershme dhe u fut nën udhëheqjen e drejtorisë së shkollës së Stençes, për shkak të mungesës së numrit të paraleleve me çka Tenova u viktimizua pa asnjë faj.
Ne jemi të mendimit që njëherë e përgjithmonë të zgjidhet drejt ky problem e të inkorporohet në drejtorinë tonë, pasi që kushtet sjanë standarde se aktualisht shkolla e Tenovës ka 16 paralele thotë drejtori Akik Ferati. Siç më informoi drejtori Akik Ferati se me ardhjen e tij në postin e drejtorit më 27.07.1999 ka bërë ndryshime pozitive si në raportet që edhe kështu i kanë të shkëlqyera mësimdhënësit, në investimet simbolike si të UNICEF-it me furnizim të mjeteve themelore për vijimin e mësimit dhe vetë nxënësve, nga Solidarites-i, nga CIMIC-u i forcave gjermane të KFOR-it, gjithashtu përmend fushën e sportit e cila është rregulluar dhe se pret që së shpejti në bashkëpunim me Komunën e Bogovinës ta shtrojnë me asfalt, por, po ashtu kanë nevojë edhe për një mori investimesh mbase objekti i ndërtuar në vitin 1965 është në gjendje të mjerueshme, ku kushtet për të mbajtur mësim janë në çdo normë dhe se me përparësi përmend investime për çatinë e shkollës e cila pikon dhe ka rreziqe që një ditë të demolohet vetvetiu, për dyer, dritare, dysheme dhe për nxehje qendrore dhe se të gjitha këto kërkesa reale i definon me fjalinë: Ne do të jemi të kënaqur sikur për çdo vit të realizohet nga një projekt që çdo njëri prej projekteve jetike janë me përparësi themelore. Me ndihmën e institucioneve përkatëse të pushtetit në vitin 1999/2000 u investua në shumë prej 4 mijë euro në oborrin e shkollës që u shtrua me bekatone dhe se kanë shpresë se kërkesat e kësaj shkolle do të merren në konsideratë serioze nga përgjegjësit për arsim të të gjitha instancave shtetërore.
Po ashtu shkollimi i mesëm është bërë shkollim i domosdoshëm që rezulton me vijimin masiv ku në shkollimi i femrës apo thënë se qind për qind vijojnë mësimin e mesëm. Nga ky fshat ka dhjetëra studentë që ndjekin studimet si në USHT, UEJL, në Shqipëri, Kosovë e gjetiu. Klubi i Mundjes LIRIA Klubi i Volejbollit "LIRIA , vend ku afirmohet rina e fshatit. Gëzon fakti se gjallëria e jetës në këtë fshat është evidente. Si shumë fshatra të Pollogut edhe ky fshat me banorët e tij janë optimist dhe shpresojnë për ditë më të mira. kështu u ndamë nga ky fshat me banorë mikpritës e bujar, që e dëshmuan në luftën e Kosovës kur pranuan thuajse më shumë njerëz se sa ka vetë fshati. Vërtet në zemër të Pollogut mund të gjesh banorë të cilët nuk pushojnë asnjëherë, si për jetën e përditshme edhe për çështjet e shoqërisë. Më mbanë bindja dhe kam shpresë se në të ardhmen zherovjanasit do të ecin përpara në të gjitha poret e jetës.