E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministria amerikane e Financave paralajmëroi „General Motors"-in që t`i ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për shpallje eventuale të bankrotit më 1 qershor.
„General Motors











Ministria amerikane e Financave paralajmëroi „General Motors"-in që t`i ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për shpallje eventuale të bankrotit më 1 qershor.

Kumtesa, siç transmetuan agjencitë perëndimore, është dërguar prej anëtarëve të afërt me presidentin Barak Obama, të cilët javën e shkuar e kanë kaluar në takime dhe bisedime në selinë e „General Motors" në Detroit.

Sipas burimeve jozyrtare, plani ka qenë që „General Motors" të përgatitet për „bankrotim të shpejtë kirurgjik".

Dokumentet e domosdoshme për bankrotimin e kompanisë tashmë janë duke u përgatitur dhe do të aktivizohen nëse kompania nuk ia del të arrijë marrëveshje me aksionerët për shkëmbim të 28 miliardë dollarëve të letrave kreditore me vlerë në "General Motors".
Kompania tashmë ka shfrytëzuar 13,4 miliardë dollarë ndihmë federale.

Publikuar: 13.04.2009 | 15:31
Lexuar: 437 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime