Ilaçi që është zbuluar shumë kohë më parë duket si i parëndësishëm. Aspirina përdoret rregullisht nga pacientët me kolesterol të lartë, tension të lartë apo diabet dhe dihet që ndihmon në pakësimin e goditjeve në zemër dhe hemorragjisë cerebrale.
Përdorimi i rregullt i një doze të ulët të aspirinës në moshën e mesme mund të ndalojë lloje të ndryshme kanceri - kjo sipas një studimi të ri britanik me mjekë të Universiteti Oxford. Studiuesit thonë se pas marrjes së aspirinës për dy dekada, rreziku i vdekjes nga kanceri i prostatës apo i mushkërive do të ishte 20 % më i ulët.
Ilaçi që është zbuluar shumë kohë më parë duket si i parëndësishëm. Aspirina përdoret rregullisht nga pacientët me kolesterol të lartë, tension të lartë apo diabet dhe dihet që ndihmon në pakësimin e goditjeve në zemër dhe hemorragjisë cerebrale.
nalizat e reja të publikuara nga revista mjekësore Lancet ndoqi tetë prova klinike me 25 mijë pjesëmarrës. Studimi thotë se aspirina ul rrezikun e vdekjeve nga kanceri me gati një të tretën. Mjekët megjithatë paralajmërojnë se një aspirinë në ditë nuk spraps efektet që vijnë nga mbipesha, duhani apo mungesa e fizkulturës.