E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mercy James, vajza 4-vjeçare nga Malavi të cilën Madonna ka për qëllim ta adaptojë, është dashur që të fshehët në vend të sigurt sipas urdhrave të këngëtares së famshme, pasi që u paraqit babai i vajzës i cili tash dëshiron të afrohet më të
Madonna fsheh Mercy nga babai
Mercy James, vajza 4-vjeçare nga Malavi të cilën Madonna ka për qëllim ta adaptojë, është dashur që të fshehët në vend të sigurt sipas urdhrave të këngëtares së famshme, pasi që u paraqit babai i vajzës i cili tash dëshiron të afrohet më të.

Stafi i shtëpisë së fëmijëve ku jeton Mercy thotë se Madonna iu ka thënë ta fshehin vajzën nga babai James Kambewea, i cili javëve të fundit përpiqet që të afrohet me Mercy. Siç thuhet vajza tashmë gjendet në vend të sigurt me dikë nga stafi i shtëpisë së fëmijëve. Gjithashtu thuhet se Madonna është e thyer sepse i është dashur ta lë Mercy në Malavi pasi që kërkesa e saj për adoptim nuk u miratua, ndërsa avokatët i urdhëroi që të bëjnë çdo gjë që është e mundur për të paraqitur ankesë ndaj vendimit. Ky rast, në gjykatën e Malavit do të shqyrtohet përsëri më 20 prill, ndërsa paraqitja e babait të Mercy e ka xhindosur edhe familjen e vajzës.

Babagjyshi i Mercy, Saxon Maunde tha se Kambewa braktisi qytetin Thwionde pasi që vajza e tij, atëherë 15-vjeçarja Mwandida mbeti shtatzënë.
“Nuk mund të besojmë se ky djalosh po paraqitet tash. Jemi të dyshimtë për qëllimet e tij, sidomos ngase familjes sonë i ka shkaktuar aq shumë vuajtje në të kaluarën. Kur vajza jonë e dashur mbeti shtatzënë, ishim të dëshpëruar në të. Ishte nxënëse e shkëlqyeshme dhe i është dashur ta lë shkollimin. Ishim pak të turpëruara me shtatzënësinë e saj, por ky djaloshi ka mundur ta rregullonte këtë po të ishte martuar me të, por ai iku dhe mohoi se ishte baba. Ishte qyqar i cili iku. Madje edhe kur vajza jonë vdiq duke e lindur Mercy, nuk na shprehi ngushëllime. Ai është personi i fundit të cilin duam ta shohim në jetë”, tha babagjyshi i zemëruar.
/express/

Publikuar: 13.04.2009 | 03:07
Lexuar: 1010 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime