Zyrtari në hije i AAK-së ka thënë se personalisht preferon një koalicion të gjerë PDK- LDK AAK, sepse është koha e tillë që këto tri forca të punojnë së bashku për Kosovën.
Ish-ministri i Ambientit e Planifikimit Hapësinor, kurse më pas edhe i Energjisë dhe i Minierave, Ethem Çeku tha se ngritja e tij profesionale u dedikohet amerikanëve, që në dokumentin sekret të NATO-s përshkruhet nga ta si politikan joprofesional dhe që ka siguruar marrëveshje të fuqishme kriminale me njerëz të fuqishëm lokalë, për interesa të tij personale dhe të Ramush Haradinajt.
Çeku tha se nuk njeh asnjë pjesëtar të SHIK-ut, dhe nuk ka pirë kafe me asnjë prej tyre.
Unë kam qenë disa herë në SHBA, por edhe këtu kam marr trajnime dhe mirënjohje nga amerikanët, kështu që nuk besoj se është vlerësim i tyre. Unë asnjëherë nuk kam bërë asgjë kundërligjore sa kam drejtuar Komunën e Pejës. Biznesi im është familjar dhe nuk ka përfituar asnjëherë asnjë tender nga pushtetit në këto vite, ka thënë Çeku në një intervistë për emisionin Interaktiv në KTV.
Zyrtari në hije i AAK-së ka thënë se personalisht preferon një koalicion të gjerë PDK- LDK AAK, sepse është koha e tillë që këto tri forca të punojnë së bashku për Kosovën.
Ai ka kritikuar disa prej hyrjeve të reja në parti, duke thënë se shumë shpejt dhe brenda natës kanë marrë pozita të rëndësishme.