Përfaqësues të Bankës Botërore në Maqedoni dhe të disa organizatave joqeveritare të cilat zbatojnë aktivitete lidhur me ndryshimet klimatike sot në Shkup do të nënshkruajnë marrëveshje për ndarjen e granteve.

Grantet janë pjesë e Fondit për shoqëri qytetare të Bankës Botërore, detyra primare e të cilit është mbështetja e aktiviteteve të organizatave joqeveritare në Republikën e Maqedonisë. FOndi për shoqëri civile mbështet aktivitete që mundësojnë të ndërmirren nisma, ta përforcojnë partneritetin me sektorin publik dhe atë privat dhe me organizatat e tjera qytetare.
Temë e këtij Fondi për këtë vit është mbrojtja e mjedisit jetësor, efikasitetit energjetik dhe energjia e ripërtërirë në kontekst të ndryshimeve klimatike.
Marrëveshjet me pesë organizatat joqeveritare të cilat i morën grantet - Qendrën për efikasitet energjetik të Maqedonisë MACEF, Shoqatën qytetare OHO, Qendrën për promovim të praktikave bujqësore dhe zhvillimit rural, 4x4x4 Urat ballkanike Shkup dhe Lidhjes së shoqatave për kulturë teknike - Teknika popullore do t'i nënshkruajë përfaqësuesi i përhershëm i Bankës Botërore në Maqedoni, Markus Repnik./mia/