E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Klipi është xhiruar në Prishtinë (Kosovë) në fund të verës 2010, dhe është punuar për një kohë gati gjashtë mujore, para se të nisë të transmetohet në të gjitha kanalet muzikore këtë fundjavë.
Besa Kokėdhima shfaqet nė stilin e kalorėsiakes sensuale nė klipin e ri













Pas perfomancës skenike shumë të veçantë ne Festivalin e 49-të të Këngës në RTSH, në interpretimin me titull “E bukura dhe bisha”, këngëtarja Besa Kokëdhima tani do të shfaqet krejtësisht e paparashikueshme në klipin e saj të ri me titull “Kalorësi i natës”. Është frymëzuar nga fabula me vargjet e Olti Currit, për të realizuar një klip, ku shfaqet e veshur në stil kalorsiak dhe sensual. Besa mesa duket e ka pasur shumë për zemër këngën me të cilën konkurroi në “Top Fest 7”, festivali i muzikës moderne në “Top Channel”, këngë që e interpretoi “live”.

Klipi është xhiruar në Prishtinë (Kosovë) në fund të verës 2010, dhe është punuar për një kohë gati gjashtë mujore, para se të nisë të transmetohet në të gjitha kanalet muzikore këtë fundjavë. Ndërkohë, “Kalorësi i natës” është cilësuar një projekt shumë i madh dhe shënon një hap të ri në arritjet profesionale të Entermedia-s. Gjithçka pritet ta shohim me kureshti, për të parë se si është realizuar skenari i Entermedias, që është bazuar në idetë dhe preferencat e vetë Besës, e cila është shumë entuziaste për këtë këtë klip të ri.

Publikuar: 30.01.2011 | 03:48
Lexuar: 627 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime