Atëherë nuk ishin dhënë detaje, se për sa kohë ishte nënshkruar kontrata, por kur gjërat kanë sukses, ata zgjasin më shumë dhe e kundërta, nëse jo, atëherë ndërpritet kontrata.
Blerand Rexhepi
Ka kaluar më shumë se një vit, që kur platforma më e madhe e programeve shqip Digitalb kishte nënshkruar kontratë me këngëtaren kosovare, Vesa Luma, me qëllim që kjo e fundit të jetë imazh publicitar i fushatës së tyre për të promovuar këtë platformë televizive në Shqipëri, Kosovë e gjetiu. Atëherë nuk ishin dhënë detaje, se për sa kohë ishte nënshkruar kontrata, por kur gjërat kanë sukses, ata zgjasin më shumë dhe e kundërta, nëse jo, atëherë ndërpritet kontrata.
Kjo gjë me sa duket ka ndodhur pikërisht me imazhin e këtij formati dhe siç mësojmë, pronarët e platformës Digitalb nuk kanë dashur të vazhdojnë kontratën me Vesa Lumën, pasi nuk kishin qenë të kënaqur nga publiciteti që ajo ka bërë gjatë gjithë periudhës që ka qenë imazh i tyre. Në lidhje me kontratën, këngëtarja Luma, në një intervistë dhënë në Kosovë ka deklaruar:
Kontrata ime është akoma e hapur dhe në momentin që do të vijnë projekte të tjera promovuese të Digitalb për Kosovën, unë do ti prezantoj ato. Se sa janë të vërteta këto që thuhen, pritet të shihet. Tani të shohim se kush e ka radhën të përfitojë diçka më shumë nga shërbimet e tyre, ndërkohë që këngëtarja do të vazhdojë angazhimin e saj tre mujor në Tiranë tek spektakli Dancing with the stars Albania .