E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Njerëzit inteligjentë jetojnë më gjatë - lidhja është aq e fortë sa ç'është duhanpirja dhe vdekja e parakohshme. Por arsyeja nuk kuptohet ende plotësisht.
Njerėzit inteligjentė jetojnė mė gjatė







Përveçse bërja e zgjedhjeve të duhura në jetë, këta njerëz duket se kanë edhe trupin që punon në favor të tyre. Kërkimet e sotme mbi bletët tregojnë fakte që aftësia e të mësuarit është e lidhur me aftësi të përgjithshme për t'i bërë ballë një prej masave të rrepta të plakjes, d.m.th. stresit oksidativ. Ian Deary, një psikolog i Universitetit të Edinburgut, propozon termin integritet i sistemit për lidhjen e mundshme biologjike mes inteligjencës dhe jetëgjatësisë.

Në konceptin e tij, një sistem i lidhur mirë jo vetëm që funksionon më mirë në testet e mendjes, por është më pak i prekshëm nga sulmet mjedisore.

Gro Amdam i Universitetit Shtetëror të Arizonës dhe Universitetit Norvegjez të Jetës dhe Shkencës u intrigua nga kjo ide dhe vitin e kaluar zhvilloi një mënyrë për ta testuar këtë tek bletët. Bletët shpesh përdoren si një model neurobiologjik për të mësuarit. Ato mund të "trajnohen" duke përdorur përforcime pozitive ose negative për të mbajtur informacion.

Në eksperimentin e Amdamit, disa bletë u ndanë veç, ku u mësuan të lidhnin një aromë me një ushqim. Pas dy apo tre përpjekjeve, shumë bletë mësuan të përdorin hundën e tyre në pritje të një pikëze sheqeri. Disave prej tyre iu desh më shumë kohë, njësoj si njerëzve, që disa mësojnë shpejt e të tjerë më ngadalë. Për të simuluar plakjen, të njëjtat bletë u vendosën në tuba plastikë, të ekspozuar ndaj një ambienti me përqendrim të lartë oksigjeni.

Të gjitha kafshët kanë nevojë për oksigjen, por një masë tej normales bën që qelizat të dëmtojnë radikalet e lira, të cilat prishin membranën e qelizës dhe e çojnë këtë të fundit në vetëshkatërrim, duke shkaktuar plakje të parakohshme.

Bletët që mësonin më shpejt, kishin tendencën të jetonin më gjatë, një mesatare prej 58,8 orësh, ndryshe nga bletët që mësonin më ngadalë, një mesatare prej 54,6 orësh. Amdam dyshon se ripërtëritja e stresit nervor mund të shpjegojë pse bletët që mësonin më shpejt, jetonin më gjatë. Në këto eksperimente, bletët që e përballonin stresin, ishin të afta të mësonin më shpejt që aroma lidhej me të ushqyerit dhe e njëjta ripërtëritje u lejonte këtyre bletëve të përballonin më mirë stresin e të qenit në një ambient me përqendrim të lartë oksigjeni. Edhe për njerëzit, Amdam ngre hipotezën se aftësia për të përballuar stresin mund të jetë një përbërës i sistemit të integritetit, bën te ditur ''Shekulli''.

Një ripërtëritje e përgjithshme më e mirë e stresit mund të ndikojë në rezultate inteligjence më të larta dhe jetëgjatësi. Nëse shkencëtarët mund të zbulojnë çfarë i lidh këto ndryshime biologjike, ata mund të jenë të aftë të lehtësojnë pabarazitë pa lindur akoma.

Publikuar: 30.01.2011 | 12:54
Lexuar: 530 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime