Obama deklaroi se pyetja ishte parashtruar nga kolegu i tij turk, Abdullag Gjyl në takimin në Ankara. Sipas informatës së gazetës, Batrolomej është gjetur në pozitë të rëndë sepse është dashur të sqarojë se Patriarkana është temë e veçantë dhe në asnjë rast nuk ndërlidhet me çështjen për pakicën në Trakinë perëndimore.
Barak Obama e mori rolin e avokatit të Turqisë në Traki, shkruan sot gazeta greke "Ta nea".
Sipas gazetës, në takimin me patriarkun Bartolomej, ai e parashtroi pyetjen për hapjen e Shkollës religjioze në ishullin Halki.
Edhe krahas asaj që takimi është realizuar me nismë të Shtëpisë së Bardhë, në fshehtësi të plotë, dhe ka zgjatur mezi dhjetë minuta, sipas burimeve diplomatike, presidenti amerikan i ka folur Bartolomeut për argumentet e Turqisë, sipas të cilave, për t'u lejuar hapja e shkollës, Athina duhet të japë diçka në këmbim dhe ajo duhet të jetë e lidhur me pakicën myslimane në rajonin e Trakisë.
Obama deklaroi se pyetja ishte parashtruar nga kolegu i tij turk, Abdullag Gjyl në takimin në Ankara. Sipas informatës së gazetës, Batrolomej është gjetur në pozitë të rëndë sepse është dashur të sqarojë se Patriarkana është temë e veçantë dhe në asnjë rast nuk ndërlidhet me çështjen për pakicën në Trakinë perëndimore.
Në atë mënyrë konfirmohen informatat se Uashingtoni u ka dhënë bekimin pozicioneve të turqve, të cilët parashtrojnë çfarë kushti të ndërmarrë Athina, e ai është veprim për arsimimin e pakicës myslimane në Traki, që ndërlidhet me kërkesat e tyre për funksionimin e disa shkollave pakicë, që çojnë drejt izolimit dhe rritjes së numrit të mësuesve turq, shkruan gazeta.