Menjëherë pas fatkeqësisë natyrore përfaqësues të Komunës së Sarajit dhe qeverisë së Maqedonisë dolën dhe evidentuan dëmet e shkaktuara të cilat më pas falë angazhimit të përfaqësuesve të komunës u arit që këtyre banorëve tu sigurojnë kompensim për dëmet e shkaktuara para dy viteve.
Në komunën e Sarajit në mënyrë solemne të shtunën shtatëdhjetë e tre familjeve u janë ndarë vendimet për kompensim të dëmeve të tokave të tyre që u janë bërë nga vërshimet në vitin 2009.
Menjëherë pas fatkeqësisë natyrore përfaqësues të Komunës së Sarajit dhe qeverisë së Maqedonisë dolën dhe evidentuan dëmet e shkaktuara të cilat më pas falë angazhimit të përfaqësuesve të komunës u arit që këtyre banorëve tu sigurojnë kompensim për dëmet e shkaktuara para dy viteve.
Banorët e vendbanimeve të vërshuara nuk nguruan ta shprehin kënaqësinë e tyre duke falënderuar publikisht komunën e Sarajit për angazhimin e saj në sigurimin dhe kompensimin e mjeteve financiare për dëmet e shkaktuara.
Shuma e përgjithshme për zhdëmtimin e banorëve të vendbanimeve Shishovë, Gllumovë , Matkë dhe Arnaqi, arin 1, 9 milion denarë apo rreth 30 mijë euro