E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qendra Kulturore e Fëmijëve në Durrës për dy ditë me radhë ishte nikoqire e projektit të planifikuar për vitin 2009 i edicionit të katërtë me radhë Poezia Ballkanike 2009
Dreni Dervishi dhe Eneida Sulejmani mahnitėn  publikun durrėsak


























“Miqsia e e sotme, paqa e së nesërmes”



“Shkronjat tona të arta. Si yjet në qiell të ndriçojnë. Rrugës së drejtë. Ato na udhëzojnë” ishte refren i poezisë së vogëlushes kumanovare Eneida Sulejmani


Shaban Sinani

Qendra Kulturore e Fëmijëve në Durrës për dy ditë me radhë ishte nikoqire e projektit të planifikuar për vitin 2009 i edicionit të katërtë me radhë Poezia Ballkanike 2009 .

ky edicion i pestë ndërkombëtar me karakter kulturor është e përkrahur nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë, Drejtoria Arsimore Rajonale dhe Bashkia e Durrësit, ndërsa do të marrin pjesë fëmijë nga Kosova, Maqedonia, Mali Zi, Lugina e Preshevës dhe disa shkolla të disa qyteteve nga Shqipëria. Mesazhi i këtij evenimenti kulturo sportiv është bashkëpunimi mes institucioneve që punojnë në fushën e edukimit të fëmijëve , për një integrim të Ballkanit drejt Evropës së Bashkuar.



Drini Dervishi


Manifestimi filloi me fjalët “Erdhi prilli. Muaji i bukur luleve dhe folezave të zogjve. Muaji i dallgëve të katërta dhe poezive fëminore. Sa pamje të bukur ofron natyra dhe stina e pranverës për sytë tonë të vegjël.

Ne shkasim mbi vargje si mbi një rrënjëz dhe s’dimë kujt ti gëzohemi më parë. Deti këndon dhe ne si pjesë e një kori të madh mbajmë mbas tij ide lumturie , gëzimesh të sinqerta, urime dhe mikpritje karakteristike Durrsake” Ndërsa drejtori i QKF Durrës duke iu drejtuar pjesmarësëve tha:” Mirëserdhët fëmijë dhe mësues në festivalin Ballkanik të Poezisë që organizon Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës, si gjithmonë me moton “Miqësia e sotme, paqa e së nesërmes”
Nxënës nga Kosova, Maqedonia, Mali Zi, Lugina e Preshevës dhe shumë qytete të Shqipërisë të cilët recituan krijimet e veta poetike




Krosi Ballkanik Durres 2009


Publikun e shumtë e kanë mahnitur sidomos nxënësi nga Livadhia e Strugës Dreni Dervishi, me vargjet e Mitrush Kutelit , pastaj vogëlushja kumanovare Eneida Sulejmani me poezinë “Shkronjat shqipe janë të arta”

Këtë manifestim të poezisë së fëmijëve “Poezia Ballkanike 2009” e ka përshëndet edhe drejtori i drejtorisë së rrethit të Durrësit Vasilaq Papajoni, ndërsa të pranishme ishin edhe shumë poet të njohur nga Shqipëria.
Organizatori për të gjithë nxënësit pjesëmarrës me poezi të veta ka ndarë diploma dhe dhurata tjerra adekuate.



Publikuar: 13.04.2009 | 04:52
Lexuar: 1309 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime