Qëllimi ndeshjes ishte në interes të dy skuadrave të cilat janë duke u përgatitur për aktivitet e radhës. SEE University kishte testin e fundit në prag të vazhdimit të kampionatit, ndërsa përfaqësuesja e Kosovës për përgatitjet e për turneun tradicional Adem Jashari.
Futsall: SEE University Reprezentacioni Kosovës 2-4 (1-1)
Shaban Sinani
Të shtunën në Tetovë një ndeshje miqësore në mini futboll zhvilluan skuadra studentore SEE University dhe përfaqësuesja më e mirë e Kosovës në futsall. Ndeshja e cila u zhvillua në sallën e shkollës së mesme të mjekësisë, që u ndoq nga dhjeta tifozë , adhurues të futbollit në sall kanë mbetur të kënaqur me lojën e dy skuadrave e cila përfundoi me fitoren e Kombëtares kosovare me rezultate 4-2 (1-1). Ishte nder për skuadrën tonë që të luajmë me përfaqësuesen e Kosovës. Kemi mbetur të kënaqur me paraqitjen tonë në këtë ndeshje që ishte prova e fundit në prag të vazhdimit të kampionatit tha pas ndeshje trajneri skuadrës studentore SEE University.

Përndryshe para fillimit të ndeshjes nikoqirët Sektori për rekreim dhe sport në kuadër të UEJL-së kishte organizuar një drek të përbashkët, ndërsa më pas kanë vizituar edhe kampin e universitetit. Përgjegjësi i rrugës Ismail Kasumi i cili është edhe kryetar i komisionit për futsall në kuadër FFK-së , për organizimin e kësaj ndeshje tha: në kuadër të përgatitjeve të përfaqësueses së Kosovës zhvillojmë takime me ekipet shqiptare qoftë këtu në Maqedoni , Shqipëri apo Malin e Zi. Me skuadër studentore të UEJL-së posaçërisht kemi bashkëpunim shumë të mirë dhe shpresoj s e kështu edhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Ndërsa a në emër të nikoqirit përgjegjësi i sektorit të rekreimit dhe sportit në kuadër UEJL-së, Menan Memedi theksoi se të gjitha aktivitet sportive kanë kuptim në se ato zhvillohen bashkërisht Po sigurisht se me bashkëpunim të ndërsjellët të gjitha aktivitet sportive kanë kuptimin e vetë të vërtet. Kujtoj se dhe kjo ndeshje është në këtë drejtim ashtu siç janë edhe garat universitare të skitarisë.

Ekipet luajtën me këto formacione:
SEE University: _ Besar Abdullai, Albin Alia, Altim Salihu, Samir Ramadani, Eroll Alili, Besnik Sulejmani, Sinisha Simjanovski, Bujar Baftiari, Butrint Deari, Azdren Ismaili, Enes Amiti, Sadam Zulbehari. Trajner Afrim Jonuzi
Reprezetacioni Kosovës: Lum Dumoshi, Suad Keçi, Sunaj Keçi, Mentor Mejzini, Jaser Sulejmani, Alban Zeka, Hysni Muzlija, Ramadan Alaj, Valon Kasapi, Artan Luma, Agron Abazi, Astrit Rizniqi, Nexhip Selimi: Seleksionus Ramadan Cimili
Gjyqtar të ndeshjes Isa Emurli, Hajris Hajdari dhe Nasuf Latifi
golashënes Samir Ramadani 2 pë SEE Universitet, ndërsa Mejzini, Suat Keçi, Sunaj Keëi dhe Kasapi për Kosovën