E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas korrespodencës së ABC news, lajmi i shpërndarë është një disinformim pas sipas saj çështjet që priten të diskutohet nesër nuk kanë lidhje me Shqipërinë.
Shqipėria nuk ėshtė nesėr nė axhendėn e ministrave tė BE-sė







Në një lidhje telefonike nga Brukseli korrespodentja e ABC news, përgënjeshtroi lajmin e shpërndarë sot në disa media të cilat thanë se situata politike në Shqipëri do të diskutohet nesër ( 31 janar ) nga shefat e diplomacive të Bashkimit Europian.

Sipas korrespodencës së ABC news, lajmi i shpërndarë është një disinformim pas sipas saj çështjet që priten të diskutohet nesër nuk kanë lidhje me Shqipërinë.

Madje edhe në takimin e pasdites, ku do të diskutohet politika e jashtme, Minsitrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë situatën në Tunizi, Bjellorusi dhe Sudani.

Gjithashtu, korrespodentja e ABC news sqaroi se edhe nëse për një arsye ndodh që të diskutohet për Shqipërinë, atëherë nuk do të ketë konkluzione për të duke qartësuar se gjithsesi situata politike në Shqipëri nuk është pjesë e axhendës, pasi sipas burimeve të saj diplomatike, situtata aktuale në Shqipëri, nuk ka asnjë përqasje me Tunizinë, Bjellorusinë apo Sudanin, pavarësisht prirjes së disa mediave shqiptare për t’a shfaqur si të tillë.

Publikuar: 31.01.2011 | 12:16
Lexuar: 183 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime