E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i posazgjedhur i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski sot zyrtarisht merr detyrën e re. Kalimi i pushtetit u bë në mënyrë solemne para përfaqësuesesve të ndërmarjeve publike si dhe këshilltarëve të rinjë të qytetit të Shkupit.
Trajanovski merr detyrėn e kryetarit tė Shkupit








Kryetari i posazgjedhur i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski sot zyrtarisht merr detyrën e re. Kalimi i pushtetit u bë në mënyrë solemne para përfaqësuesesve të ndërmarjeve publike si dhe këshilltarëve të rinjë të qytetit të Shkupit.

Kostovski duke i dhënë kompetencat e kryebashkiakut të ri tha se qytetarët tani duhet të shikojnë Trajanovskin si baba të ri të Shkupit ndërsa Trajanovski falëndëroi Kostovskin për gjithçka që ka bërë në mandatin e tij.

“Dua që t’ju uroj dhe të them se nga sot mund që të gjithë ta shkikoni Koce Trajanovski si baba i qytetit.”, tha ish kryetar i Qytetit të Shkupit, Trifun Kostovski.

“Vazhdon lufta jonë për vetqeverisjen lokale, duhet të luftojmë për vendin tonë në shtet, për më shumë kompetenca dhe për finansime më të mëdha, në këtë mënyrë do të ta bëjmë që qyteti të jetë një vend më i mirë për jetë“, tha kryetari i ri i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

Kryebashkiaku i ri Trajanovski premtoi bashkëpunim të mirë me këshilltarët e posazgjedhur duke shpresuar në bashkpunim të mirë nga administratën.

Publikuar: 13.04.2009 | 20:03
Lexuar: 679 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime