E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në pesë ditët e shkuara, në fshatin malor zviceran Davos u shtruan shumë pyetje interesante. A është normale, pyeti për shembull presidenti i Francës, Nikolas Sarkozy, që spekulantët ta tregtojnë 15% të tregut botëror të kakaos në një transaksion të vetëm, pa paguar për këtë asnjë cent? Ose Azim Premji, miliarder i programeve kompjuterike nga India.
Mė shumė pyetje se pėrgjigje -pėrfundon Forumi Ekonomik i Davosit









Të dielën përfundoi në Davos Forumi i 41-të Ekonomik Botëror. „Rregulla të përbashkëta për një realitet të ri“ u kërkua të gjenden. Por ajo që mbeti janë para së gjithash shumë pyetje.

Në pesë ditët e shkuara, në fshatin malor zviceran Davos u shtruan shumë pyetje interesante. A është normale, pyeti për shembull presidenti i Francës, Nikolas Sarkozy, që spekulantët ta tregtojnë 15% të tregut botëror të kakaos në një transaksion të vetëm, pa paguar për këtë asnjë cent? Ose Azim Premji, miliarder i programeve kompjuterike nga India. Ai pyeti, nëse është në rregull, që një miliardë njerëz në shtetet e industrializuara u shesin tri miliardë njerëzve në vendet në zhvillim produkte të shtrenjta, por që blejnë prej atje vetëm produkte të lira? Dhe më tej Zhu Min, kinezi i rangut më të lartë në Fondin Monetar Ndërkombëtar: ai i vuri të gjithë modelit ekonomik perëndimor pikëpyetje.

Shumë gjëra të pavendosura

Përgjigjet ndaj kësaj dhe ndaj pyetjeve të tjera ishin të një tipi të veçantë në takimin e së vetëquajturës elitë botërore në Davos. Duhet të, duhej të, do të ishte e mundur- më shumë aty nuk dëgjoje. Kjo në një kohë kur mikpritësi Klaus Schwab i organizon takimet bazuar në një premisë të drejtë: synimi është që në këtë forum gjërat të shihen në lidhje me njëra-tjetrën dhe që të kërkohen zgjidhje të aplikueshme gjerësisht. Fakte dhe njohuri ekzistojnë në mënyrë të mjaftueshme. Aktualisht, 16% e popullatës botërore do të konsumojë së shpejti 80% të resurseve në botë. Kërkesa për ujë, ushqime dhe energji në vitet e ardhshme do të rritet me 30 deri 50%. Ajo që ndodh kur çmimet në rritje dhe perspektivat e pasigurta të së ardhmes i nxjerrin njerëzit në rrugë, mund të shihet në Afrikën e Veriut. Kancelarja Angela Merkel në punimet e Forumit Ekonomik Botëror në

Pikënisje të kujdesshme

Vetëm një rritje ekonomike e barazpeshuar, e vazhdueshme mund ta shtojë mirëqënien e miliarda njerëzve. Për shtetet e zhvilluara kjo do të thotë: ata duhet të japin diçka nga mirëqënia e tyre. Këtë në Davos nuk e tha askush në këtë mënyrë- aq më tepër kur luksi dhe teprica janë në shtëpinë e tyre në ditët e forumit këtu në Davos. Sido që të jetë, pas krizës këtu gjeti vend pikëpamja se "mirëqënia me kredi" nuk mund të vazhdojë. Prandaj themeluesi i Forumit, Klaus Schwab kërkoi një "kthesë për më pak." Edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel zhvilloi një vizion në këtë drejtim, kur foli për "përgjegjësi globale". Këto fillimisht janë hë për hë janë fjalë- zbatimi i tyre kërkon një ndryshim radikal të mënyrës sonë të sotme të të menduarit.

I nevojshëm është ndryshimi radikal i të menduarit

Logoja e Forumit Ekonomik Botëror që zhvillohet në Davos të ZvicrësSepse, janë modelet e shekullit të kaluar, në bazë të të cilave ne bëjmë ekonomi dhe me të cilat bëhet politikë. Me to vërtet që u arrit të frenohej kriza e madhe ekonomike, por jo më tepër se kaq. Jo, nevojitet dicka e re. Ai që flet për shfrytëzim të vazhdueshëm e të plotë të burimeve ekonomike, si Angela Merkel, nuk mund të ketë parasysh modelin anglosakson ekonomik. Ai ishte terreni për eksese në tregjet financiare. Gjithçka për mirëqenien e aksionerëve, ky nuk mund të jetë modeli ekonomik i shekullit të 21-të. Davosi shërbeu në rastin më të mirë si pikënisje për të menduar, përgjigje ai nuk dha.

Publikuar: 31.01.2011 | 16:38
Lexuar: 533 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime