E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Delegacioni i udhëhequr nga ministri Jakupi, në Rektoratin e USHT-së, u prit nga Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. Dr. Agron Reka, i cili shoqërohej nga Prorektorët, Prof. Dr. Ismail Ahmedi dhe Prof. Dr. Reshat Qahili, si dhe nga Shefja e Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Valdrina Fetai.
Ministri Jakupi dhe drejtuesit e









Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e Republikës së Maqedonisë, Z. Nexhati Jakupi, i shoqëruar nga drejtuesit më të lartë të Kombinatit metalurgjik "SILMAK" nga Jegunovca: Drejtori i përgjithshëm Vlladimir Shedrovicki, Zëvendësdrejtori Kostas Jankoglu dhe Drejtori teknik Branisllav Gjuroviç, e vizitoi Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Delegacioni i udhëhequr nga ministri Jakupi, në Rektoratin e USHT-së, u prit nga Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. Dr. Agron Reka, i cili shoqërohej nga Prorektorët, Prof. Dr. Ismail Ahmedi dhe Prof. Dr. Reshat Qahili, si dhe nga Shefja e Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Valdrina Fetai.
Ministri Jakupi dhe drejtuesit e -SILMAK-ut  vizituan USHT-në

Në këtë takim, i cili u vlerësua si mjaft i dobishëm, u bisedua për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Kombinatit metalurgjik "SILMAK". Nga ana e Rektorit Reka, mysafirët u njoftuan për fushat përkatëse ku do të mund të kishte bashkëpunim, siç janë: Programi studimor i Kimisë, Programi studimor i Inxhinierisë ekonomike, Instituti i Ekologjisë dhe Teknologjisë, si dhe programet tjera studimore.

Nga përfaqësuesit e Kombinatit metalurgjik "SILMAK" u tha se bëhet përpjekje që e tërë ajo teknologji e vjetruar që ka momentalisht ky kombinat, duhet të zëvendësohet me një teknologji bashkëkohore të cilën e kërkon koha si dhe ekonomia e tregut. Një nga çështjet që u potencuan në këtë takim ishte edhe ajo se ,,SILMAK” mund të ofrojë bursa për studentët e profileve që janë të nevojshme për këtë kombinat, të cilët pas diplomimit do të kenë mundësi për punësim në kompaninë në fjalë.
Ministri Jakupi dhe drejtuesit e -SILMAK-ut  vizituan USHT-në

Publikuar: 31.01.2011 | 07:49
Lexuar: 863 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime