Për njërin nga kandidatët votën e tyre e dhanë 6.118 persona. Janë regjistruar gjithsej 9.900 mbështetës të idesë dhe 70.000 vizita në ditë në ueb-faqen për zgjedhje të promotorëve. Nominimi dhe votimi është zbatuar në tre muajt e fundit.
Goran Atanasovski, prof. Viktor A. Fridman, Vesna Sokolovska, Bllagoj Nacoski, TIM Maqedonia Eksport dhe Vasko Markovski, janë zgjedhur promotorët më të mirë për vitin 2011. Ata morën më shumë vota nga gjithsej 28 kandidatët për këtë mirënjohje prestigjioze, në votimin që u zbatua përmes rrjetit social Fejsbuk.
Për njërin nga kandidatët votën e tyre e dhanë 6.118 persona. Janë regjistruar gjithsej 9.900 mbështetës të idesë dhe 70.000 vizita në ditë në ueb-faqen për zgjedhje të promotorëve. Nominimi dhe votimi është zbatuar në tre muajt e fundit.
Sipas votimit në Fejsbuk dhe anëtarëve të jurisë, çmimin kryesor "Promotori më i mirë i Maqedonisë 2010" e fitoi Goran Atanasovski, ndërsa çmimi për arritje jetësore i takoi prof. Viktor A. Fridman. Çmimin ekstra statutar nga "Nova Makedonija" e fitoi Vesna Sokollovska, nga Kanal 5 e fitoi Bllagoj Nacoski, nga biznes magazina "Kapital" TIM Maqedonia Eksport, ndërsa Vasko Markovskit i takoi çmimi që e ndan Projekti "Macedonia Loves You".
Të gjithë pjesëmarrësve në përzgjedhje do t'u ndahen medalje përkatëse të cilat ndihmuan në realizimin e çmimit "Promotori më i mirë i Maqedonisë".
"Të gjithë e promovuan Maqedoninë dhe fitues janë të gjithë"!, theksojnë organizatorët.