Deklaratat e nënkryetarit amerikan Biden, i cili tha se jam terrorist teknologjik dhe e Sarah Palinit, e cila bëri thirrje që të trajtohem sikur taliban, janë thirrje për vrasjen time apo të bashkëpunëtorëve të mi, ka thënë Assange.
Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, akuzoi zyrtarët më të lartë amerikanë, duke përfshirë nënkryetarin Joe Bien dhe kongresisten Sarah Palin, që po bëjnë thirrje për vrasjen e tij.
Deklaratat e nënkryetarit amerikan Biden, i cili tha se jam terrorist teknologjik dhe e Sarah Palinit, e cila bëri thirrje që të trajtohem sikur taliban, janë thirrje për vrasjen time apo të bashkëpunëtorëve të mi, ka thënë Assange.
Themeluesi i Wikileaksit e ka mohuar se është i motivuar kundër Amerikës apo vendeve të tjera dhe e ka përshkruar grupin e vet si aktivistë të shtypit të lirë. Sidoqoftë, Assange ka thënë se nuk ka mënyrë që Wikileaks të ndalohet, duke shtuar se qeveria e SHBA-së nuk ka teknologji të mjaftueshme për ta bërë këtë apo për të parandaluar publikimin e mëtutjeshëm të dokumenteve.