Allahu i Plotfuqishëm e krijoi njeriun dhe nga dashuria dhe mëshira e Tij ndaj njeriut, ia mësoi atij të mirat dhe të këqijat
Pyetja e vetme e cila parashtrohet shpesh nga ana e atyre që nuk janë të udhëzuar në zbatimin e dispozitave fetare dhe në të kuptuarit e fesë është: Përse ekziston ndalesa, duke menduar, para së gjithashtu, për cilindo qoftë lloj nga ndalesat.
Për atë që e dëshiron të vërtetën dhe që në sytë e tij nuk posedon epshe, përgjigjja është shumë e thjeshtë. Allahu i Plotfuqishëm e krijoi njeriun dhe nga dashuria dhe mëshira e Tij ndaj njeriut, ia mësoi atij të mirat dhe të këqijat, pasi që Allahu i Gjithëdijshëm i njeh më së miri krijesat e Tij dhe se cilat janë kapacitetet, por edhe dobësitë e tyre. Ai është i vetmi i Cili plotësisht e njeh natyrën tonë.
Andaj, nga Mirësia e Tij e madhe ndaj nesh, na mësoi, ndër të tjerash, edhe për atë që mund të na dëmtojë. Në këtë kuptim mund të bëjmë një paralele krahasuese me sa vijon:
Njeriu me ndihmën e Zotit e shpiku kompjuterin dhe ai, si një shpikës, më së miri i njeh referencat e tij, duke filluar që nga aftësitë e tij punuese, memorizimit, operacioneve të mundshme, ngarkimit, dobësitë e disa përbërësve të caktuar
Çdo shpërfillje dhe mosrespektim i sistemit kompjuteristik shpie kah rënia e atij sistemi apo se shkakton çrregullime në të
Në këtë kuptim duhet parë edhe dispozitat e fesë, pavarësisht se bëhet fjalë për urdhëresa apo ndalesa.
Për të pasur edhe një pasqyrë më të qartë në funksion të të kuptuarit të ndalesave të Zotit, do të përmendim edhe një shembull nga jeta jonë e përditshme. Bëhet fjalë për një shofer i nisur në rrugë. Në qoftë se ai do tju përmbahet rregullave të komunikacionit, ku përfshihen orientimet, ndalesat, etj., ai nuk do të përballet me pengesa dhe ligjin, por edhe me vet rrugëtimin, pasi që mundësitë për ndonjë fatkeqësi janë minimale.
Pra, nga këta shembuj, ai i cili posedon mendje të shëndosh e ka shumë lehtë për ta kuptuar urtësinë e të gjitha ndalesave të Zotit. Fundja është e mjaftueshme që të dimë vetëm dispozitën, mbase edhe mund të mos ketë nevojë që ti kuptojmë dhe që dikush të na i shpjegojë se përse një gjë e tillë është e ndaluar.
Muslimanët e vërtetë duhet që, pasi të njoftohen për ndonjë ndalesë të caktuar, të thotë: Dëgjuam dhe bindemi! (Breziiri)