Ibn Sina, Avicena, Ebu Ali Husain ibn Abdullah ibn Sina (980 1037) është prijës i filozofisë islame dhe neoplatonizmit.
Ibn Sina, Avicena, Ebu Ali Husain ibn Abdullah ibn Sina (980 1037) është prijës i filozofisë islame dhe neoplatonizmit.
Ka studiuar teologjinë, fizikën, matematikën, medicinën, filozofinë, logjikën. Vepra më e njohur e tij është kanoni i shërimit, e cila me shekuj ka qenë vepra më e njohur dhe më e lexuar në botë. Në qarqet e studimeve mjekësore është i njohur si baba i mjekësisë
Ibn Sina është i lindur në një fshat të qytetit të njohur në kulturën islame Buhara (sot është qytet i Uzbekistanit). Ishte fëmijë i një familje të njohur dhe autoritative.
Qysh në rininë e hershme tregoi cilësi të një fëmije gjenial, me një inteligjencë mbi mesatare dhe me një aftësi të hatashme të të mbajturit mend.
Në moshën 10 vjeçare ka kryer mësimin përmendsh të Kuranit, dhe ka mësuar përmendsh të gjitha pjesët kryesore të poezisë persiane. Në moshën 14 vjeçare ua tejkaloi edhe mësuesve të vet në njohuri, dhe vet e potencon në biografinë e tij se në moshën 18 vjeçare ka mësuar gjithçka që duhet të mësoj.