Studentët e ciklit të dytë në Fakultetit Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës, ditën e parë të vizitës i ndoqën punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e sidomos, ata ishin të pranishëm në sallë gjatë diskutimeve, debateve dhe votimit të Rezolutës së Dick Martit.
Nga data 24 janar deri më 31 janar, në Strasburg qëndroi një grup studentësh nga Maqedonia dhe Shqipëria. Organizator dhe udhëheqës i grupit ishte Prof. dr. Ylber Sela koordinator i studimeve të ciklit të dytë në Fakultetin Juridik të USHT-së, së bashku me ligjëruesin e jashtëm, Dr. Vladimir Lame, ku u mundësuan disa studentëve nga Shqipëria dhe Maqedonia një vizitë institucionale në institucionet evropiane, edhe atë, në Këshillin e Evropës, Parlamentin Evropian dhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Studentët e ciklit të dytë në Fakultetit Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës, ditën e parë të vizitës i ndoqën punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e sidomos, ata ishin të pranishëm në sallë gjatë diskutimeve, debateve dhe votimit të Rezolutës së Dick Martit.
Ata, po ashtu patën mundësinë që në një takim në sallat e Këshillit të Evropës të diskutojnë drejtpërsëdrejti me përfaqësuesen nga Maqedonia, znj. Ermira Mehmeti Devaja dhe përfaqësuesin nga Shqipëria, z. Kastriot Islami. Në këtë takim u diskutua hapur për Raportin Marti dhe për qëndrimin e delegacionit shqiptar ndaj këtij Raporti.
Studentët shprehën shumë interes dhe parashtruan shumë pyetje të ndryshme për çështje të caktuara. Po ashtu, gjatë ditës studentët kishin edhe një diskutim të hapur me znj. Marry-Ann Hennessey, Drejtoreshë në Këshillin e Evropës, rreth bashkëpunimit të kësaj organizate me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në ditën e dytë të qëndrimit në Strasburg, studentët tanë e vizituan edhe Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ku përveç që u njoftuan me funksionimin e këtij institucioni, ata ndoqën edhe një ligjëratë me gjyqtarin që përfaqëson Shqipërinë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, z. Ledi Janku.
Ligjërata shfaqi interes të madh, sidomos në atë që z. Bianku u ndal me shkeljet e të drejtave të Njeriut në vendet tona dhe procedurën e aplikimit për tu ankuar në këtë Gjykatë. Në ditën e tretë, ata e vizituan Parlamentin Evropian, ku në njërën nga sallat e saj e ndoqën një ligjëratë rreth funksionimit dhe historikut të Parlamentit Evropian. Gjatë ditëve në vijim, studentët realizuan vizita edhe në universitete të ndryshme në Francë dhe në Zvicër.