E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në pyetje tjetër të gazetarëve për masën qeveritare për import të automobilave nga SHBA-ja, ai tha se masa së shpejti do të fillojë të zbatohet pas shpalljes së saj në Gazetë zyrtare, ndërsa qëllimi është të mundësohet që në mënyrë shtesë të mundësohet që një numër i caktuar i qytetarëve në bazë individuale të mund të importojnë automjete të prodhuara në SHBA.
Vazhdohet afati pėr blerjen e vendeve pėr oborre deri mė 31 dhjetor tė vitit 2012





- Qeveria e vazhdoi afatin për parashtrimin e kërkesës për blerje të oborreve për 1 euro për metër katror deri më 31 dhjetor të vitit 2012.

Siç deklaroi nënkryeministri dhe ministri i Financave Zoran Stavreski, Qeveria e ka vlerësuar projektin si të suksesshëm dhe sot në seancë vendosi që ta vazhdojë afatin në të cilin kërkesë mund të parashtrojnë qytetarët që nuk kanë arritur ta bëjnë këtë deri më 27 janar të këtij viti.

"Qeveria në seancën e sotme e ka shqyrtuar raportin për vlerësimet dhe rezultatet nga masa 'Blerje e oborreve për një euro për një metër katror' dhe konstatoi se projekti është jashtëzakonisht i suksesshëm dhe një nga projektete më masovike që po realizohet në këto 20 vite në Republikën e Maqedonisë, me pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve.

Mbi 100.000 qytetarë dhe 1.776 ndërmarrje treguan interes dhe kanë parashtruar kërkesë për blerje të tokës", deklaroi Stavreski, duke shtuar se kjo tregon se edhe në këtë pjesë të propozimit edhe masa e Qeverisë ishte mirë e disejnuar.

Analiza, potencoi ai, ka treguar se një numër i madh i qytetarëve nuk kanë arritur të parashtrojnë kërkesë për shkak të informimit të pamjaftueshëm, si dhe mosekzistimit të planeve detajore urbanistike dhe se këtë mund ta bëjnë në një afat shtesë.

Ministria e Financave dhe Drejtoria për punëpronësore-juridike vlerësojnë se ky afat shtesë do të jetë i mjaftueshëm për të gjithë qytetarët dhe firmat që të mund të marrin dokumentat e nevojshëm dhe të parashtrojnë kërkesa për blerjen e vendeve për oborre.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për intervenim te rezervat e mallit, Stavreski tha se deri tani nuk ka pasur pikë të tillë në rend të ditës në seancë.

"Qeveria me kujdes e ndjek situatën dhe nëse vlerëson se ka nevojë, do të ketë diskutim në këtë temë. I kemi të dhënat si dhe sa do të mund shteti të intervenojë nëse ka nevojë për këtë", tha Stavreski.

Në pyetje tjetër të gazetarëve për masën qeveritare për import të automobilave nga SHBA-ja, ai tha se masa së shpejti do të fillojë të zbatohet pas shpalljes së saj në Gazetë zyrtare, ndërsa qëllimi është të mundësohet që në mënyrë shtesë të mundësohet që një numër i caktuar i qytetarëve në bazë individuale të mund të importojnë automjete të prodhuara në SHBA.

Ai theksoi se duke e marrë parasysh faktin se tregu amerikan i automobilave është mjaftë i sofistikuar, do të vijë deri te importi i automjeteve të cilat i kënaqin të gjitha standardet, si dhe automjetet evropiane.

Publikuar: 01.02.2011 | 18:50
Lexuar: 565 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime