E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë informojnë se 17 shtetas të Maqedonisë, të cilët së bashku me shtetasit shqiptar dhe ambasadorin e Shqipërisë në Egjipt, në orën 11:30 duhej me fluturimin-çarter të fluturojnë për në Shqipëri por ende nuk janë nisur, pasi që gjendje e aeroportit në Kajro është kaotike.
Tetė shtetas tė Maqedonisė arritėn nė Shkup, edhe 33 presin tė kthehen nga Egjipti



- Tetë qytetarë të Maqedonisë të cilët mbrëmë u nisën prej Kajros përmes Stambollit me kompaninë turke "Turkish erlains", pasdite arritën në aeroportin e Shkupit "Aleksandri i Madh".

Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë informojnë se 17 shtetas të Maqedonisë, të cilët së bashku me shtetasit shqiptar dhe ambasadorin e Shqipërisë në Egjipt, në orën 11:30 duhej me fluturimin-çarter të fluturojnë për në Shqipëri por ende nuk janë nisur, pasi që gjendje e aeroportit në Kajro është kaotike.

Gjashtëmbështjetë qytetarët tjerë të Maqedonisë të cilët kërkuan ndihmë nga Ambasada e Maqedonisë, mes të cilëve edhe gjashtë anëtarë të familjeve të punësur në Ambasadën, priten që sa më shpejt që është e mundur të kthehen në Maqedoni.

Tani për tani ambasadori i Maqedonisë Mile Manolev mbetet në Kajro. Është e mbyllur ambasada e Shqipërisë, ndërsa ambasadori është tërhequr, përderisa ambasadorët e Bullgarisë dhe Greqisë mbeten në Egjipt, pasi që kështu është vendimi i Bashkimit Evropian dhe i të gjitha vendeve anëtare.

MPJ-ja apeloi deri te qytetarët e Maqedonisë në Egjipt të cilët nuk janë lajmëruar të kontaktojnë me ambasadën, ku do t'u jepen këshilla dhe ndihmë

Publikuar: 01.02.2011 | 19:48
Lexuar: 421 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime