E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në 17 vjetorin e krijimit të tyre, Doganat e Maqedonisë freskohen me 115 doganierë të rinjë të cilët bënë betimin solemn. Doganierët e rinj që janë pranuar në fillim të vitit të kaluar, kanë kaluar një sërë testimesh, ndërsa kanë kaluar me sukses edhe trajnimin gjashtë mujor në vendkalimet kufitare në vend.
Doganierėt e ri bėnė betimin solemn











Në 17 vjetorin e krijimit të tyre, Doganat e Maqedonisë freskohen me 115 doganierë të rinjë të cilët bënë betimin solemn. Doganierët e rinj që janë pranuar në fillim të vitit të kaluar, kanë kaluar një sërë testimesh, ndërsa kanë kaluar me sukses edhe trajnimin gjashtë mujor në vendkalimet kufitare në vend.

Në pyetjen nëse i nevojiten një numër kaq i madh doganierësh Maqedonisë, numri një i doganave Vanço Kargov thotë se ata kanë mungesë e cila do të plotësohet me konkursin e ri, ku do të pranohen edhe 40 doganierë të rinj.

"Ka nevojë pasi që njëkohësisht një numër i madh i të punësuarve largohen, bile mund të them se kemi mungesë të doganierëve sidomos krahasuar me shtetet fqinje, që kanë madhësi përafërsisht me shërbimin doganor tonin", tha drejtori i Doganave, Vanço Kargov.
Kargov thotë se puna e doganave vlerësohet nga autoritetet doganore të BE-së, por akoma difekt bashkëpunimi ngelet mospasja e softuerit që do të lidhte sistemet doganore midis BE-së dhe Maqedonisë.

"Për të hyrë në Bashkimin Europian e kemi patjetër të kemi softuer doganor të cilin do të mund ta lidhim me sistemet e reja sepse doganat janë të ardhura të Komisionit Europian, për të gjitha shtetet anëtare, dhe ata duhet të jenë të sigurt se neve mbledhim të ardhura aq sa duhet të mbledhim dhe se paguajmë në buxhetin e Komisionit aq sa na takon", shtoi drejtori Vanço Kargov.

Doganat e Maqedonisë janë themeluar më 14 prill të vitit 1992, ndërsa ka 1130 të punësuar, prej të cilëve 10 për qind janë nga komunitetet joshumicë. Kargov numrin e vogël të tyre e arsyeton me mungesë të kuadrit të kualifikuar por edhe me mos interesimin për të punuar në këtë drejtori nga nga pjestarët e komuniteteve në Maqedoni.
Naim Vrenezi

Publikuar: 13.04.2009 | 21:31
Lexuar: 404 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime