Ndoshta 2010 nuk solli shumë albume të këngëtarëve në tregun muzikor, por 2011 paraqitet më premtues. Divat e muzikës shqiptare kanë treguar në intervista njëra-pas tjetrës gjatë muajit janar se këtë vit do publikojnë albume të reja.
Teksa të gjithë e kanë mësuar tashmë se Adelina Ismaili ka mëse një vit në studio për albumin e ri, Dafina Zeqiri pasi ka folur për bashkëpunime të reja ka shtuar se ka në plan të publikoj dhe një album këtë vit.
Të njëjtën gjë ka treguar dhe Genta Ismajli e cila pas shumë këngësh të publikuara gjatë vitit 2010 duket se nuk i ka mbetur dhe shumë punë për albumin e ri në të cilin patjetër do të jetë i përfshirë dhe dueti me Noizyn.
Bleona Qereti në rikthimin e saj të shkurtër në Tiranë, nuk ka harruar të flas se së shpejti do të thyej heshtjen dhe mungesën e gjatë në ekranet e kanaleve muzikore. Ndërkohë nuk ka lajme nëse Elvana ka në planet e saja këtë vit dhe një album të ri, sepse atëherë vërtet do kishim arsye ta quanim 2011, Viti i betejës së divave.