E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Urdhri i Komisionit Parlamentar Hetimor për kontrollimin e bisedave telefonike të gazetarëve z. Andi Bushati, z. Sokol Balla, z. Filip Çakulli dhe z. Mero Baze është shkelje e drejtpërdrejtë e lirisë së shprehjes dhe kërcënim i demokracisë në Shqipëri.
UGK-ja e shqetėsuar me kėrcėnimin e lirisė sė shprehjes qė po i bėhet disa gazetarėve tė medieve nė Shqipėri








Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), është i shqetësuar me kërcënimin e lirisë së shprehjes që po i bëhet kohëve të fundit disa gazetarëve të medieve në Shqipëri.

Urdhri i Komisionit Parlamentar Hetimor për kontrollimin e bisedave telefonike të gazetarëve z. Andi Bushati, z. Sokol Balla, z. Filip Çakulli dhe z. Mero Baze është shkelje e drejtpërdrejtë e lirisë së shprehjes dhe kërcënim i demokracisë në Shqipëri.

UGK, i bënë thirrje Komisionit Parlamentar Hetimor që menjëherë ta tërheq këtë urdhër për kontrollin e bisedave të punonjësve të medieve, dhe njëkohësisht të mos i pengoj në realizimin e punës së tyre profesionale.

Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), po ashtu i bënë thirrje gjithë politikës shqiptare që të mos i vë në thumb mediet për t’i arsyetuar problemet politike që ka krijuar vet politika.

UGK, mbështet qëndrimin e Unionit të Gazetarëve Shqiptar, duke i shprehur përkrahje të plotë në mbrojtje të lirisë së fjalës në Shqipëri.

UGK, i bënë thirrje kolegëve gazetarë në Republikën e Shqipërisë që të mos bien preh e provokimeve të politikanëve, por të vazhdojnë me punën e tyre profesionale duke e mbrojtur me fanatizëm profesionin e shenjtë të gazetarisë.

Kryesia e Unionit të Gazetarëve të Kosovës
Muhamet Jahiri, kryetar

Publikuar: 02.02.2011 | 12:38
Lexuar: 411 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime