E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë institucion të arimit të lartë do të ofrohen 7 programe të caktuara, ku përfshihen degët e historisë, shkenca komunikimi dhe informimi, marrëdhënie ndërkombëtare, trashëgimi kulturore dhe arkeologji, gjeografi, kërkime gjuhësore si dhe studime letrare.
Tiranė, ēelen aplikimet pėr pranimet nė doktoraturė nė histori-filologji








Fakulteti i Histori-Filologjisë çel procedurën e regjistrimit të kandidateve që duan të vijojnë më tej studimet e larta në ciklin e doktoraturës.

Në këtë institucion të arimit të lartë do të ofrohen 7 programe të caktuara, ku përfshihen degët e historisë, shkenca komunikimi dhe informimi, marrëdhënie ndërkombëtare, trashëgimi kulturore dhe arkeologji, gjeografi, kërkime gjuhësore si dhe studime letrare.

Për secilin prej tyre janë përcaktuar edhe kushtet që kandidati duhet të plotësojë për t'u regjistruar, sikundër janë klasifikuar edhe tarifat e studimit.

Kandidatët fillimisht duhet të plotësojnë dosjen specifike të dokumenteve të kërkuara. Dorëzimi i dosjeve bëhet në departamentet përkatëse. Sipas limiteve të përcaktuara, aplikimi përfundon më datën 20 shkurt. Pas kësaj date e deri më 1 mars komisionet e ngritura në secilin departament do të klasifikojnë edhe dosjet e dorëzuara, duke selektuar fituesit, të cilët do të miratohen nga Këshilli i Profesorëve më 15 mars.

Për të kërkuar regjistrimin në programet e studimit të historisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, trashëgimisë kulturore dhe arkeologjisë studenti duhet të ketë përfunduar studimet e larta dhe të zotërojë një diplomë të nivelit të dytë, një diplomë të integruar të nivelit të dytë, ose një diplomë sipas sistemit të vjetër apo titull akademik të barasvlershëm të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente. Gjithashtu duhet të ketë notë mesatare të përgjithshme 8 e lart në secilin cikël studimesh. Ndërsa për degën e gjeografisë, përveç këtyre dy kritereve, kandidati duhet të disponojë edhe dy rekomandime nga persona që gëzojnë titull shkencor, të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit. Për programin e kërkimeve gjuhësore studenti duhet të ketë përfunduar studimet e larta në fushën e kërkuar dhe të zotërojë një diplomë të nivelit të dytë ose një diplomë të integruar të nivelit të dytë ose një diplomë sipas sistemit të vjetër, apo edhe një diplomë master i nivelit të dytë (sipas sistemit të vjetër) ose titull akademik të barasvlershëm të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente me notë mesatare mbi tetë.

Edhe në këtë rast duhet të dorëzojë dy rekomandime nga persona që gëzojnë titull shkencor, të paraqesë në mënyrë të përmbledhur një projekt shkencor-kërkimor mbi të cilin ka menduar të punojë gjatë kursit të shkollës doktorale. Ndërsa për studimet letrare specifikohet se për të kërkuar regjistrimin në programet e studimit të doktoratës studenti duhet të ketë përfunduar studimet e larta në fushën e kërkuar, duke zotëruar diplomat përkatëse, të ketë notë mesatare mbi tetë si dhe dy rekomandime të marra nga persona që gëzojnë titull shkencor. Për programin e shkencave të komunikimit kandidati duhet të dorëzojë një diplomë të fituar në institucione universitare brenda ose jashtë vendit në nivel "master shkencor" apo të ekuivalentuara me to nga ana e Ministrisë së Arsimit të specifikuar në fushën e shkencave të komunikimit dhe informimit ose të gazetarisë. Të kenë njëkohësisht një mesatare note jo më pak se 8 në kuadrin e studimeve të nivelit "master shkencor" ose 4-vjeçar të dikurshëm (pa përfshirë notën e diplomës).

Rregullorja gjithashtu përcakton se për njohuritë mbi gjuhën e huaj do të komunikohet në një fazë të dytë. Njëkohësisht janë përcaktuar edhe tarifat e studimeve që do të paguajnë të përzgjedhurit. Tarifa e shkollimit për të gjitha degët në total do të jetë 204,600 lekë. Derdhja e kësaj pagese do të ndahet në tri këste sipas ciklit të studimeve. Ndërsa për programet që zgjasin dy vjet tarifa do të paguhet në dy këste

Publikuar: 02.02.2011 | 13:23
Lexuar: 855 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime