Prodhuesi më i madh botëror i barërave do të bëjë pushim masovik nga puna të kuadrove shkencore në 18 dhe 24 muajt e ardhshëm duke e arsyetuar këtë me rezultatet e këqinja afariste dhe me riorganizimin e kësaj kompanie amerikane.
- Kompania farmaceutike "Pfizer" shuan 2400 vende të punës në Britani të Madhe pasi vendosi ta mbyllë qendrën e saj hulumtuese dhe zhvillimore në Senduiç, në pjesën jugore të Anglisë.
Prodhuesi më i madh botëror i barërave do të bëjë pushim masovik nga puna të kuadrove shkencore në 18 dhe 24 muajt e ardhshëm duke e arsyetuar këtë me rezultatet e këqinja afariste dhe me riorganizimin e kësaj kompanie amerikane.
Qendra në Senduiç është baza kryesore britanike për punë shkencore dhe bazë e njohur për hulumtimin e barërave që nga viti 1954. Ai është qendra më e madhe shkencoro-zhvillimore "Pfizer" në Evropë.
Ministri britanik për biznes Vins Kejbëll shprehu "dëshpërim të madh" për shkak zhvillimit të këtillë të punëve në qendrën shkencore me renome në Britani të Madhe dhe paralajmëroi bisedime urgjente me kompaninë amerikane.
Në kumtesën e kompanisë farmaceutike thuhet se numri më i madh i njerëzve vendet e të cilave të punës ndërpriten do të marrin një shumë të garantuar parash, ndërsa disa qindra prej tyre do të transferohen në qendrat e tjera të "Pfizerit" apo tek partnerët e jashtëm të kompanisë.