E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga informacioni i pranuar merret vesh se në Egjipt, kryesisht në kryeqytetin Kajro, janë rreth 30 shtetas të Republikës së Kosovës, të cilët në kushtet e krijuara rishtazi janë të paprekur dhe mirë me shëndet.
Dy studentė kosovarė evakuohen pėrmes ambasadės shqiptare nė Kajro






Dy shtetas kosovarë, studentë në Kajro, janë evakuar me anë të ambasadës së Republikës së Shqipërisë. Mbrëmë vonë dy studentët janë asistuar nga personeli i ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë dhe kanë mbërritur në Kosovë, njoftoi sot Ministria e Jashtme kosovare, e cila i këshillon qytetarët e Kosovës të mos udhëtojnë për në Egjipt, ndërsa atyre me qëndrim në Egjipt iu sugjeron të kthehen në vend.

Bëhet e ditur se në mungesë të marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Egjiptit, MPJ e Kosovës po vepron nëpërmjet kanaleve të saj diplomatike në vendet e afërta që t'i ndjekë nga afër zhvillimet e situatës.

Nga informacioni i pranuar merret vesh se në Egjipt, kryesisht në kryeqytetin Kajro, janë rreth 30 shtetas të Republikës së Kosovës, të cilët në kushtet e krijuara rishtazi janë të paprekur dhe mirë me shëndet.

Shtetasit e Kosovës janë rigrupuar dhe kanë lëvizje shumë të kufizuar. Duke qenë kryesisht studentë, disa janë tubuar me studentë të shteteve të tjera dhe të tjerë janë rigrupuar në lagjet e kryeqytetit Kajro

Publikuar: 02.02.2011 | 15:38
Lexuar: 494 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime