E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në një intervistë për “Los Angeles Times”, Jackman tregon se regjisori Darren Aronofsky i ka kërkuar që të shtojë më shumë muskuj se në filmin "X-Men Origins: Wolverine" e vitit 2009.
Hugh Jackman, stėrvitje pėr filmin e ri









Hugh Jackman po përgatitet për të interpretuar sërish rolin e “Wolverine” dhe për këtë po ndjek një dietë prej 6 mijë kalorish në ditë.

Gjithashtu aktori po kalon shumë orë në palestër për të rifituar formën fizike.

Në një intervistë për “Los Angeles Times”, Jackman tregon se regjisori Darren Aronofsky i ka kërkuar që të shtojë më shumë muskuj se në filmin "X-Men Origins: Wolverine" e vitit 2009.

Jackman thotë se tashmë peshon 95 kg, ndërsa në filmin e parë peshonte 86.

“Darren më tha se në filmin e 2009-ës isha mirë, por duke qenë se jam i gjatë në disa skena dukesha si Clint Eastwood dhe kjo nuk duhet të jetë pamja e Wolverine”, tha aktori.

“Duhet të jem më shumë si Myke Tyson dhe këtë po tentoj tani. Nëse do kem ndonjë atak në zemër e dini se çfarë po mundohesha të bëja”, shtoi me shaka Jackman.

Publikuar: 02.02.2011 | 15:43
Lexuar: 486 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime