Ministri e njohu bashkëbiseduesin e tij me politikën e zhillimit të barabartë rajonal në Republikën e Maqedonisë dhe përpjekjet për rritjen e efektivave, përmes mundësive për përdorimin e mjeteve nga fondet e Bashkimit Evropian.
Ministri i Pushtetit Lokal Musa Xhaferi në Bruksel u takua me komisarin për politikë rajonale të BE-së Johanes Hahn.
Në takim u bisedua për kapacitetet e Republikës së Maqedonisë për përdorimin e IPA fondeve, me theks në mjetet e komponentit të dytë për bashkëpunimin ndërkufitar.
Ministri e njohu bashkëbiseduesin e tij me politikën e zhillimit të barabartë rajonal në Republikën e Maqedonisë dhe përpjekjet për rritjen e efektivave, përmes mundësive për përdorimin e mjeteve nga fondet e Bashkimit Evropian.
Xhaferi në Bruksel merr pjesë në Forumin e pestë për politikë kohezive të Bashkimit Evropian. Në forumin "Investimi i së ardhmes në Evropë - kontribut në politikën kohezive drejt Evropës 2020" merrnin pjesë rreth 800 përfaqësues nga vendet-anëtare dhe kandidatë për anëtarësim në BE.
Forumin e organizon Komsioni Evropian me rastin e raportit të ri të Komisionit për kohezion ekonomik, social dhe territorial. Raporti është vlerësim i dallimeve territoriale në kuadër të BE-së dhe e theksoi kontributin që politika rajonale dhe ajo kohezive mund të japin për realizimin e qëllimeve të Programit të Evropës 2020