Arsimtarja Mimoza Veliu, shprehet se gjithë procesi i konkursit ka qenë i manipuluar dhe se vendimet janë marrë nga vet drejtori dhe jo nga këshilli.Dje më 31 Janar të 2011 na është dhënë vendimi për largim nga puna pa asnjë arsye.
Nxënësit e shkollës fillore Përparimi të fshatit Reçicë protestuan sot kundër largimit nga puna të tre arsimtareve të kësaj shkolle. Arsimtarët shprehen se janë larguar pa asnjë sqarim, megjithë përvojën e punës mbi 4 vjeçare.
Arsimtarja Mimoza Veliu, shprehet se gjithë procesi i konkursit ka qenë i manipuluar dhe se vendimet janë marrë nga vet drejtori dhe jo nga këshilli.Dje më 31 Janar të 2011 na është dhënë vendimi për largim nga puna pa asnjë arsye.
Ne i plotësojmë të gjitha kushtet e ligjit të arsimit fillor dhe të mesëm por asgjë nga këto nuk merret parasysh nga ana e drejtorisë. Drejtori ka deklaruar se ka pranuar në punë arsimtare më të mira, por e pyesim atë me çmekanizma i ka vlerësuar këto arsimtare që nuk kanë punuar këtu, po bile janë edhe pa përvojë pune. Vendimet për pranim të arsimtarëve nuk janë marrë në kshill pasi drejtori ka thënë që unë vendimet do i marr vetë tha Mimoza Veliu/arsimtare në SH.F.Përparimi Reçicë.
Dje ishim te drejtori të na japë ndonjë arsye se pse na largoi, por nuk ka asnjë arsye pa asnjë arsye ma dhanë vendimin për largim, unë kam një kohë të gjatë që punoj në këtë shkollë kam edhe vendim tha Hyrije Farizi/ arsimtare në SH.F.Përparimi Reçicë.
Gjatë përpjekjeve tona për të marrë edhe prononcimin e drejtorit të shkollës Përparimi na thanë se ai nuk ndodhej në zyrë. Drejtori refuzoi të prononcohej edhe përmes telefonit, duke thënë se sqarime për rastin, do të jepen nesër.
Bashkim Sulejmani