E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sekretari francez i shtetit për çështje evropiane Brino Le Mer deklaroi sot se pas Ballkanit duhet të ndërpritet zgjerimi i Bashkimit Evropian.
Le Mer: Pas Ballkanit tė ndėrpritet zgjerimi i BE-sė







Sekretari francez i shtetit për çështje evropiane Brino Le Mer deklaroi sot se pas Ballkanit duhet të ndërpritet zgjerimi i Bashkimit Evropian.

"Dhjetë vitet e fundit u bë zgjerimi i BE-së që mundësoi të ripërtërihet uniteti historik i Evropës. Ky është rezultat i rëndësishëm. Mbetet çështja e Ballkanit, e së pari hyrja e Kroacisë në BE", deklaroi Le Mer për radion Frans enter.

Ai sqaroi se për hyrjen e vendeve të Ballkanit në BE është e domosdoshme paraprakisht të ratifikohet Marrëveshja e Lisbonës "në mënyrë që të kemi institucione të nevojshme që do të mundësonin hyrjen e atyre vendeve".

"Pas Ballkanit duhet të ndërpritete zgjerimi dhe të fokusohet në përforcimin e institucioneve evropiane", deklaroi sekretari francez i shtetit. Ai u shpreh kundër Turqisë në BE pasi që "BE nuk është e përgatitur për atë". "Nuk mundemi të vazhdojmë me zgjerim të pafund", deklaroi Le Mer.

Publikuar: 14.04.2009 | 16:50
Lexuar: 511 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime