Në fjalimin e saj para nxënësve të shkollës Luigj Gurakuqi dhe para të pranishmëve tjerë Ambasadorja tha : Më herët ne kemi qenë nxënës dhe unë kam punuar si profesorësh, tani gëzohem që nuk punoj në arsim por bëj punë të dobishme për arsimin. Shpresoj se këto laboratorë do të shfrytëzohen në maksimum për përforcimin e njohurive dhe përparim të mëtutjeshëm - u shpreh ambasadorja Knotz.
Në fillim ajo u prit në lokalet e Komunës nga kryetari i komunës Fatmir Izairi dhe administrata komunale. Nga kryetari ajo u informua për funksionimin e Komunës në përgjithësi. Gjithashtu ajo u interesua për strukturën e popullatës në komunë, përparësitë dhe dobësitë e kësaj komune si dhe u diskutua aspekti social i popullatës në këtë komunë.
Pas kësaj znj. Knotz e shoqëruar nga kryetari i Komunës z.Izairi morën pjesë në hapjen solemne të laboratorëve për biologji, fizik dhe kimi në shkollën fillore Luigj Gurakuqi f. Zhelinë, laboratorë që janë financuar nga ambasada Gjermane kurse koordinator i projektit ka qenë Adil Emini- Drejtor i qendrës për Zhvillim të barabartë të rajonit planor të Pollogut. Bëhet fjalë për projekt i cili kap vlerë prej 6100 euro.
Në fjalimin e saj para nxënësve të shkollës Luigj Gurakuqi dhe para të pranishmëve tjerë Ambasadorja tha : Më herët ne kemi qenë nxënës dhe unë kam punuar si profesorësh, tani gëzohem që nuk punoj në arsim por bëj punë të dobishme për arsimin. Shpresoj se këto laboratorë do të shfrytëzohen në maksimum për përforcimin e njohurive dhe përparim të mëtutjeshëm - u shpreh ambasadorja Knotz.

Gjithashtu të pranishmit i përshëndeti edhe Kryetari i Komunës së Zhelinës z.Fatmir Izairi i cili pasi përshëndeti ambasadoren, nxënësit dhe të pranishmit tjerë mes tjerash tha: Kam kënaqësinë që sot jam prezent në këtë eveniment për dy arsye. E para, Komuna në pamundësi për të investuar në infrastrukturë shkollore është e detyruar që të kërkoj burime tjera për investime të tilla dhe në këtë rast ne ja arritëm të marrim këtë investim nga Ambasada Gjermane. E dyta, nxënësit do të shfrytëzojnë për praktikën e tyre këto laboratorë dhe me këtë do ti përsosin njohurit e tyre. E veçanta është se ky investim vjen nga populli gjerman, popull shumë solidar I cili ka ndihmuar dhe ndihmon popujt tjerë dhe për këtë shumë i falemenderoj që në këtë rast na ndihmojnë edhe neve si popull shqiptar - tha mes tjerash Kryetari i Komunës së Zhelinës z.Fatmir Izairi. Në këtë eveniment ishte i pranishëm edhe Hamsi Behluli- Kordinator i GIZ për Rajonin Planor të Pollogut.