Këshiilli nacional për eurointegrime së bashku me lidhjen "Maqedonia pa diskriminim" në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë organizion debat publik në temë "Politikat evropiane për mbrojtjen e diskriminimit në Republikën e Maqedonisë" me propozim të tekstit punues të ligjit për mbrojtje nga diskriminimi.
Definim preciz i nocionit të diskriminimit dhe llojet e ndryshme të tij, harmonizim i dispozitave me vendimet ekzistuese ligjore, përforcim i rolit të Avokatit të Popullit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut apo formimin e institucioneve të reja, formulimin e vendimeve me format e diskriminimit me të cilat çdo ditë ballafaqohemi, por edhe zbatim konsekuent pas sjelljes së Ligjit kundër diskriminimit.
Këtë e kërkuan pjesëmarrësit në debatin e sotëm publik sipas verizonit të punës të ligjit të cilin e organizoi Këshilli Kombëtar i evrointegrimeve, si njëri nga ligjet që jurisprudenca e Maqedonisë harmonizohet me atë evropiane. Miratimi i këtij Ligji është i nevojshëm për fillimin e bisedimeve me BE-në, por siç sqaroi kryetarja e Këshillit Radmilla Shekerinska, ai është Ligji i fundit i nevojshëm për heqjen e barriarave të vizave.
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Xhelal Bajrami në arsyetimin e Ligjit tha se qëllimi i tij është të përcaktohen terme të cilat do ta definojnë diskriminimin, të përforcohet roli i Avokatit të Popullit në veçanti në procedurat që udhëhiqen para gjykatës, të formohet Këshill i mborjtjes nga diskriminimi, të mundësohet mbrojtje gjyqësore e personit i cili ka qenë viktimë e diskriminimit, por edhe t'i konfirmojë sanksionet për ata të cilët e thyejnë ligjin.
Ai shtoi se duke pasur parasysh atë që ky është version pune, në versionin final do të ketë mundësi të përfshihen më shumë mendime të ekspertëve, vërejtje nga debatet publike, me të cilat do të mund të përmirësohet teksti ligjor.
Një pjesë e pjesëmarrësve në debat vlerësojnë se Ligji është shumë i përgjithshëm.
Radmilla Shekerinska vlerëson se duke pasur parasysh mundësitë ekonomike në Maqedoni, ndoshta duhet të mendohet, jo për institucione të reja por për përforcimin e institucioneve ekzistuese, por edhe të shkurtohet lista e rasteve të cilët nuk paraqesin diskriminim.
"Gjithashtu vlerësoj se diskriminimi duhet të parandalohet me edukimin e fëmijëve në procesin arsimor, e jo të ndërmerren masa se kur do t'i shqyrtojmë pasoajt e tij të këqija, tha Shekerinska dhe kërkoi që të punohet më tepër dhe Ligji të japë përgjgije për rastet e diskriminimit me të cilat çdo ditë ballafaqohemi, si diskriminimi i gruas gjatë punësimit, gjuha e urrejtjes ndaj të ndryshëmve, mostoleranca fetare dhe diskriminimi, por edhe diskriminimi i romëve.
Avokati i Popullit Ixhet Memeti vlerësoi se roli i tij duhet të nënkuptojë integrime të zgjeruara të tij në sektorin privat, jo vetëm në institucionet shtetëtore dhe organet dhe kërkoi që të kihet parasysh ky drejtim.
Me këtë Ligj duhet të organizohet edhe një debat i fundit publik në Shkup, para përgatitjes së verisionit përfundimtar. Në përgatitjen e versionit marrin pjesë një grup pune në të cilin marrin pjesë edhe përfaqësues të disa organizatave joqeveritare.