E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Gjermani, ne kemi një shprehje, “Artizanati është i ndërtuar nga, flori dhe tokë”. Kështu që ata që janë artizanë e kuptojnë shumë mirë këtë filozofi, dinë si ta shfrytëzojnë këtë zanat, për tu zhvilluar ekonomikisht. Kjo lloj pune është gjithnjë e kërkuar. Artizanët dhe specialistët e kualifikuar, gjithnjë dhe në cdo kohë gjejnë treg pune.
Turizmi kulturor dhe restaurimi i banesave, e ardhmja ekonomike e Gjirokastrės








Gjermani, Stephan Doempke i atashuar pranë GCDO, në Gjirokastër


Intervistoi: Albana Allushi


Gjirokastra që prej 2005, është nën mbrojtjen e UNESCO-s. Si do e shikonit zhvillimin e turizmit kulturor, si pjesë të zhvillimit ekonomik të qytetit.

Në të ardhmen ne do të kemi nevojë për specialist të cilët do të restaurojnë banesat karakteristike kryesisht në punime guri dhe druri. Këtu bëhet fjalë jo vetëm për kërkesa ekonomike, por mbi të gjitha kjo është një kërkesë e kohës. Mendoj se shumë të rinj që përfundojnë universitet shqiptare nuk arrijnë të gjejnë punë dhe restaurimi i këtyre vlerave do të ishte një hapësirë për ta në këtë drejtim. Ne, kemi nevojë të trajnojmë shumë persona për restaurimin e banesave të gurta, por mbi të gjitha edhe në drejtime të tjera, si në ariktekturë, në shtrimin e rrjeteve elektrike në to, për gatimet tradicionale, për punimet artizanale, etj. Në qoftëse do të trajnohen në drejtime të tilla, të rinjtë do të kenë edhe të ardhura të mira ekonomike. Në këtë drejtim qyteti muze, është një treg i madh pasi janë rreth 600 banesa karateristike që presin të restaurohen dhe rijetëzohen. Pikërisht ky drejtim është e ardhmja ekonomike, e sidomos për të papunët. Kanë një mundësi e duhet të dine si ta shfrytëzojnë. Trajnimi dhe profilizimii tyre, do ketë impakt jo vetëm për ruajtjen e vlerave të qytetit, por edhe për të ardhurat e tyre ekonomike.

Sa do ta gjejnë veten të rinjtë në këtë treg?

Në Gjermani, ne kemi një shprehje, “Artizanati është i ndërtuar nga, flori dhe tokë”. Kështu që ata që janë artizanë e kuptojnë shumë mirë këtë filozofi, dinë si ta shfrytëzojnë këtë zanat, për tu zhvilluar ekonomikisht. Kjo lloj pune është gjithnjë e kërkuar. Artizanët dhe specialistët e kualifikuar, gjithnjë dhe në cdo kohë gjejnë treg pune.

Por, në gjermani, ne kemi një lloj edukimi për këta lloj specialist e kanë bëjë me edukim teorik dhe atë praktik e këto duhet të ecin paralelisht. Ka ardhur koha e ndërtimit të një sistemi zinxhir, që nga shkollat 9-vjeçare. Cdo gjë varet nga motivimi i mirë. E për këtë duhen investime, pasi zhvillimi i tregut të punës është i kodicionuar nga shumë factor local dhe kombëtar. Unë mendoj se, fakti që Gjirokastra është në UNESCO, është një motivim i mirë për të rinjtë dhe ata duhet të dinë sit a shfrytëzojnë.
Gjirokastra

Kjo përbën dicka jo vetëm për ambicjet e tyre personale, por edhe për qytetin dhe për të gjithë. Nëse ke një motivim të mirë, bëhesh një mjeshtër i mirë dhe krijon një farë personaliteti në këtë fushë. Këta lloj mjeshtrish nëse punojnë shumë, mund të bëhen të famshëm e të krijojnë një reputacion pse jo dhe ndërkombëtar, sepse tregu tashmë do jetë më i hapur. Gjithkush ka mundësi të shesë produktin e vet dhe të jetë konkurues. Mendoj se nëse je i ispiruar për dicka ja arrin.

Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës, GCDO, është duke trajnuar disa të rinj. Pse duhet të jenë të motivuar ata për tu specializuar? A e kanë të garantuar tregun e punës?

Përsa I përket punësimit janë shumë pak vende pune në administratë, në raport me numrin e studentëve që diplomohen. Dy janë fushat ku duhet të mëshohet më shumë në qytetin muze; turizmi dhe restaurimi. Nëse nuk kemi një zonë muzeale dhe shtëpi të restauruar nuk do kemi turist. Ata vijnë të shohin këtë qytet.
Nëse numri i tyre rritet, edhe të ardhurat gjithashtu. Duhet ta shikojmë restaurimin si një mundësi e burim të mirë ekonomik, për Gjirokastrën. Ky sektor duhet të mbetet i gjallë për dy arsye: së pari, vetë obligimi i shqiptarëve për ta mbajtur dhe zhvilluar për interesat e tyre, dhe e dyta: zhvillimi i tregut. Për momentin ka një problem me investimet, që lidhet me pronësinë. Në momentin që ky problem do zgjidhet, donatorët do investojnë dhe normalisht do kemi një bum të zhvillimit të tregut do të ketë interes prej të huajve. Nëse do të ndodh kjo, ne nuk do të jemi gati të trajnojmë njerëz që të merren me këto restaurime. Kjo mund të ndodh për dy- tri vjet dhe ne duhet të fillojmë ti edukojmë këta lloj njerzish që të kenë mundësinë për të bërë punën (restaurimet) sepse në rast të kundërt do të humbasim këtë mundësi që u është ofruar. Për momentin në Gjirokastër janë një apo dy kompani që merren më restaurimin dhe atyre u duhet të punojnë, me njërez të patrajnuar. Në momentin që do të kemi persona të trajnuar në treg këta persona do të punësohen nga jo vetëm nga këto kompani.

Të rinjtë janë më shumë të dhënë pas teknologjisë, se sa ndaj traditës. Mos ndoshta kjo e fundit u siguron pak të ardhura?
Çerçiz Topulli

Unë e kuptoj që të rinjtë kërkojnë mundësi punësimi të teknologjisë moderne, dhe kjo është normale. Kur je i ri kërkon dhe e lidh të ardhmen me diçka që është moderne. Por, nga ana tjetër edhe nëse specializohesh në drugdhendje ose gurgdhendje, mund të gjesh teknologji të lartë dhe moderne gjithashtu edhe tregu. Shikoni, tregun e mobilejeve, specialistët më të mirë e kanë gjetur shumë mirë veten në të. Janë të kënaqur nga të ardhurat sepse nuk prodhojnë vetëm, por ofrojnë në treg produkt cilësor, sidomos në gdhendje. E pra ja ku dallon një specialist nga një tjetër. Për këtë duhet të vesh në funksion fantazinë dhe të kesh talent. Duhet të dish të kuptosh se si duhet trajtuar druri e guri. Dhe kjo punë ka të bëjë shumë me teknologjinë. Po marrim, ndërtimin. Nuk është ashtu siç bëhej para 300 vjetësh, psh njohuritë për materialet, janë zhvilluar në 200 vjeçarët e fundit. Në momentin kur do kesh kontakte me materialet atëherë duhet ti studiosh e mund të shihet se sa thellë mund të shkohet me njohuritë, e do të shihni se sa interesante është kjo gjë. Do të mund të kuptosh mënyrën se si janë restauruar godinat dhe do mësosh për historinë e tyre dhe do zbulosh informacion teknologjik, për cdo gjë. Kështu, mund të kesh një të ardhme moderne në mënyrën se si e koncepton zonën muzeale. Shumë njerëz nuk kanë mundësi të udhëtojnë por nëse shkoni në Itali dhe Gjermani, psh mund të shihni një kombinim fantastic të të vjetrës me modernen. Ne nuk duam të kemi atë se cfarë është thjesht një qytet muzele e të ngrijmë diçka që na ofrohet, nga e shkuara. Ne jetojmë këtu dhe jemi të hapur për zhvillimet. Ne nuk mund të konservojmë dhe të ruajmë diçka siç ka qënë para 200 vjetësh. Duhet të dish si të sjellësh të vjetrën kombinuar me stilin modern: për mendimin tim, kjo është ajo që të mahnit.

ǒfarë duhet të bëjnë artizanet që produktet e tyre të jenë sa më të tërhequra?

Unë mendoj se duhet të shohim se cfarë është origjinale për traditën shqiptare, por kjo nuk është e lehtë. Shumë gjëra kanë humbur në shekuj. Pavarësisht kësaj duhet të shohim se cfarë kemi trashëguar nga tradita, format e produkteve ngjyrat, stilin, etj dhe pastaj të bëjmë dicka të re duke u bazuar në traditë. Pra për këto produkte të ndodh ajo që mund të ndodh me pjesën muzeale, pra të kombinohet e vjetra me modernen, dhe kjo është shumë inetresante. Të krijosh dicka të re, por që prapë është pjesë e traditës shqiptare. Psh, suveniri (bluza) prodhuar nga artizanet me portretin e Cerciz Topullit, me mbishkrimin “Liri a vdekje”, është një gjetje interesante, e që tërheq vëmendjen e turistëve, që vizitojnë qytetin. Duke shfrytëzuar të qënurit e qytetit, nën mbrojtjen e UNESCO-s, mund të ruajmë traditën, origjinalitetin duke i mbrotjur nga imitimet. Ne duhet të bëjmë të pamunduren, për të ruajtur origjinalitetin. Gjithashtu, shteti shqiptar duhet te ketë politika të qarta, për këtë gjë. Mund të ndërtojmë diçka e cila mund të jetë si e traditës ashtu edhe e moderns. Ky është qëllimi, që duhet të ndjekim.


Publikuar: 03.02.2011 | 06:17
Lexuar: 1010 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Bexhet Cobani (20/02/2011 23:59:49) me pelqen shkrimi qe nxjer ne pah vlerat e gjirokastres dhe jep alternativat dhe artizanati jane vlerat e qe i ka patur gjirokastra dhe duhet ti rikthehen

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime