E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fatmir Izairi, kandidat i BDI-së, është kryetari i ri i komunës së Zhelinës, i cili theksoi se do të punojë në përmirësimin e infrastrukturës, furnizimit me ujë dhe përmirësimin e standardit për jetesë. Kryetari i sapozgjedhur i komunës së Zhelinës pret bashkëpunim të mirë me këshillin 19 anëtarësh
Pranim-dorėzim i funksioneve pėr kryetarė komunash nė Zhelinė dhe Tearce










Në dy komuna të Tetovës, Zhelinë dhe Tearce, sot u bë pranim-dorëzimi i funksioneve për kryetarë komunash.

Fatmir Izairi, kandidat i BDI-së, është kryetari i ri i komunës së Zhelinës, i cili theksoi se do të punojë në përmirësimin e infrastrukturës, furnizimit me ujë dhe përmirësimin e standardit për jetesë. Kryetari i sapozgjedhur i komunës së Zhelinës pret bashkëpunim të mirë me këshillin 19 anëtarësh, në të cilin nëntë persona janë nga BDI-ja dhe nga pesë nga PDSH-ja dhe Demokraci e Re. Ai në funksion vjen nga pozita e drejtorit të një institucioni shëndetësor privat në Zhelinë.

Edhe në Tearcë kryetari i deritanishëm i komunës Rami Qerimi e priti kryetarin e ri të komunës Isen Asani. Që të dy vijnë nga BDI-ja. Kryetari i sapozgjedhur i komunës, Isen Asani, potencoi se së bashku me ekipin e tij gjatë katër viteve të ardhshme do të punojë që t'i realizojë të gjitha projektet e parapara të programit zgjedhor.



Publikuar: 14.04.2009 | 17:20
Lexuar: 651 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime