E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Si ministër nuk mund t'i komentoj vendimet e Gjykatës nëse e paraburgosura duhet që të ishte në paraburgim shtëpiak apo në repartin hetues, por për ne është e rëndësishme që të konfirmojë se punonjësit shëndetësorë me kohë i kanë marrë të gjitha masat e duhura dhe se është konfirmuar se kjo është bërë", tha Osmani.
Osmani: Nuk duhet qė tė prejudikohet arsyeja pėr abortin spontan tė sė paraburgosurės nė








Ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani tha se nuk duhet që të prejudikohet arsyeja për abortin spontan të së paraburgosurës në Burgun hetues "Shutkë" për rastin "Pezhishkë" dhe se nëpunësit shëndetësorë me kohë kanë ndërmarrë gjithçka që është e domosdoshme në të tilla raste.

"Si njeri sinqerisht dhe thellësisht shpreh keqardhje për rastin. Sipas informacioneve që i kam marrë nga Klinika, bëhet fjalë për një abort spontan në javën e gjashtë deri të shtatë të shtatzanisë, periudhë në të cilën më shpesh ndodhin abortet spontane për arsye të ndryshme. Nuk duhet që të prejudikohet arsyeja për abortin dhe ajo duhet të verifikohet me saktësi", deklartoi ministri Osmani duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vizitës në Klinikën spitalore në Manastir.

Ai theksoi se në Klinikën e gjenekologjisë në Shkup ekziston një procedurë e rregullt për verifikimin e arsyeve për abort spontan.

"Si ministër nuk mund t'i komentoj vendimet e Gjykatës nëse e paraburgosura duhet që të ishte në paraburgim shtëpiak apo në repartin hetues, por për ne është e rëndësishme që të konfirmojë se punonjësit shëndetësorë me kohë i kanë marrë të gjitha masat e duhura dhe se është konfirmuar se kjo është bërë", tha Osmani.

I pyetur se kur do të kthehen stomatologët për fëmijë nga Manastiri në shëndetësi, Osmani tha se kjo do të ndodhë deri në fund të prillit të këtij viti.

"Qeveria që vjet ka marrë vendim që t'i kthejë stomatologët për fëmijë në sistemin e shëndetësisë publike dhe të vihet në vend padrejtësia që i është bërë gjatë reformave në vitet e kaluara", tha Osmani.

Ai theksoi se procesi në Ministrinë e Shëndetësisë, Fondi për sigurim shëndetësor dhe Ministria e Financave tashmë ka përfunduar dhe se një pjesë e instituconeve shëdetësore në Maqedoni tashmë i kthyhen në punë stomatologët për fëmijë. Osmani theksoi se stomatologët nga Manastiri, Velesi dhe Ohri do të kthehen në punë deri në fund të prillit.

Publikuar: 03.02.2011 | 16:46
Lexuar: 389 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime