Vetë Cingu shprehet se koncerti vjen si recital pas 5 vitesh që e ka kërkuar, për t'u realizuar tani me përmbledhjen e valleve, të cilat i ka interpretuar ndër vite. "Në repertor kam shumë pjesë dhe nuk mund t'i përmbledh në një koncert 1,5 orë, se Shqipëria ka shumë valle popullore, por kam përmbedhur disa momente vallesh", tha Cingu.
Portret/ Liljana Cingu
Besi Londo
- Valltarja e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, Liljana Cingu do të performojë në 8 shkurt në TKOB në një koncert recital në 60-vjetorin e saj të lindjes, që vjen pas aktivitetit 40- vjeçar të saj në skenë.
- Vetë Cingu shprehet se koncerti vjen si recital pas 5 vitesh që e ka kërkuar, për t'u realizuar tani me përmbledhjen e valleve, të cilat i ka interpretuar ndër vite. "Në repertor kam shumë pjesë dhe nuk mund t'i përmbledh në një koncert 1,5 orë, se Shqipëria ka shumë valle popullore, por kam përmbedhur disa momente vallesh", tha Cingu.
- Vetë ka përzgjedhur një ndërthurrje vallesh mes veriut dhe jugut.
- "Kam përmbledhur të gjitha materialet që nga veriu i Shqipërisë e deri në jug të saj me grimca të vogla, por që janë quajtur perla të artit tonë", thotë valltarja Cingu.
- Koncerti vjen në 60-vjetorin e saj të lindjes, moshë të cilën valltarja nuk e ka problem ta shprehë. Sepse sikurse thotë edhe vetë ajo "vij duke u forcuar dhe jo duke rënë". Dhe vërtetë. Ky Recital e gjen Cingun në formë të shkëlqyer. Për të duket sikur vitet nuk kanë kaluar aspak, teksa performon ende me pasion vallet e trevave të ndryshme shqiptare.
- "Skena për mua ka qënë jeta dhe për aq vite sa kam debutuar në skenën shqiptare, kam qënë e popullit, duartrokitjet e spektatorit kanë qënë ato që më kanë bërë, që në këtë moshë, akoma të kërcej", thotë Cingu.
- Edhe pse është shkëputur nga Ansambli, Lili Cingu tregon se nuk ka pushuar së kërcyeri në Shqipëri, por edhe në vënde të tjera, por një koncert recital si ky në skenën ku ka interpretuar për shumë vite, ka qënë një ide e menduar prej kohësh prej saj.
- Shoqërues do të ketë sërisht në koncert partnerin e saj prej 40 vitesh në skenë, Rexhep Çeliku dhe Ansamblin Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, nën koreografinë e Agron Aliaj.
- Valltari Çeliku shprehet me humor për kolegen, miken dhe partneren, Lilin, se "nëse nuk do të ishte një partnere e mirë nuk do ta mbaja për 40 vjet. Si valltar e si krijues them se po të punosh me Lili Cingun të frymëzon, të jep mundësi dhe për të krijuar. Është një nga shanset më të mira që kemi".