E hënë, 24.11.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Indeksi i çmimeve të ushqinit të FAO-s në janar arriti nivel rekord prej 230,7 pika indeksi, për dallim nga 223,1 pika të djetorit, që paraqet nivel më të lartë deri më tani nga viti 1990 kur Organizata filloi të mbajë evidencë për çmimet e produkteve ushqimore.
FAO: Indeksi i ēmimeve tė ushqimit nė janar arriti nivel tė ri rekord









Çmimi i ushqimit në botë gjatë muajit të kaluar arriti nivele të reja rekorde, kumtoi sot Organizata për ushqim dhe bujqësi (FAO) e KB-së, duke paralajmëruar se ato do të vazhdojnë të rriten edhe në periudhën e ardhshme edhe pse që tani janë më të larta në krahasim me vitin 2008, kur shtrenjtimi i produkteve themelore ushqimore rezultoi me protesta dhe trazira në më shumë pjesë të botës.

Indeksi i çmimeve të ushqinit të FAO-s në janar arriti nivel rekord prej 230,7 pika indeksi, për dallim nga 223,1 pika të djetorit, që paraqet nivel më të lartë deri më tani nga viti 1990 kur Organizata filloi të mbajë evidencë për çmimet e produkteve ushqimore.

Indeksi i FAO-s me të cilin shprehet ndryshimi mujor i çmimeve të produkteve ushqimore nga shporta konsumatore në të cilat hynë kulturat e drithërave dhe kulturat e prodhimit të vajit, produktet e qumështit, mishi dhe sheqeri, rritet në mënyrë të vazhdueshme tashmë shtatë muaj me radhë. Rekordi paraprak i indeksit nga 224,1 pika indeksi është regjistruar në qershor të vitit 2008.

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore sërish erdhi në qendër të vëmendjes pas protestave në Tunizi, të cilat u inicuan nga shtrenjtimi i ushqimit dhe të cilat rezultuan me rrëzimin e shefit të shtetit. Shtrenjtimi i ushqimit paraqiste edhe inicim për startin e protestave aktuale në Egjipt.

Ngjarjet e këtilla i nxitën liderët e vendeve të Lindjes së Afërt, t'i rrisin rezervat e kulturave të drithit dhe të produkteve të tjera ushqimore, që ta parandalojnë shtrenjtimin e mëtutjesëm të ushqimit dhe shprëthimin e protestave.

Kushtet atmosferike globale jo të volitshme rezultuan me rritje të madhe të çmimeve të kultura themelore bujqësore në mbarë botën. Kështu, çmimi i sheqerit dio të rritet në nivel më të lartë në 30 vitet e fundit, duke arritur 834,70 dollarë për ton, ndërsa gruri u shtrenjtua në 282,5 dollarë për një ton, misri në pothuajse 262 dollarë për ton, ndërsa soja në 528 dollarë për ton.

Analistët e bursave dhe ekspertët bujqësore druajnë se në periudhën e ardhshme ekziston rreziku nga rritja e mëtutjeshme e çmimeve të produkteve ushqimore, me çka do të rritej rreziku nga trazira të reja të shkaktuara nga ushqimi i shtrenjtë.

Kryetari i Bankës botërore, Robert Zelik deri te Grupi i 20 vendeve më të zhvilluara industriale dhe shtetet me zhvillim të përshpejtuar ekonomik (G-20) theksoi se botës i kanoset trend i shtrenjtimit të ushqimit dhe të lëndëve të para, për shkak të të cilëave një numër i madh i vendeve do të duhej të ndërmerrnin masa për kontroll të çmimeve.

Në apelin e sotëm të Zelik deri te G-20 kërkohet nga vendet e këtij grupacioni që ta "vendosein ushqimin në qendër të vëmendjes" dhe të ndërmarrin masa kundër rritjes drastike të çmimeve të produkteve themelore ushqimore, që të parandalohet "rrezikimi i të varfërve dhe rritja e shkallës së inflacionit në vendet në zhvillim".

"Kjo shkatkon rritje të presionit, por mund të krijojë edhe gjasa të reja", thkson Zelik, duke sqaruar se vendet në zhvillim do të mund të sigurojnë të ardhura më të mëdha me rritjen e prodhimtarisë, me çka do të kompensoheshin nevojat e kërkesës së rritur globale të ushqimit

Publikuar: 03.02.2011 | 17:12
Lexuar: 1233 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime