E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ribalanci i buxhetit në madhësi siç do të vlerësojë Qeveria është ajo që së pari Qeveria duhet të orientohet gjatë periudhës së ardhshme që të tejkalohen pasojat nga kriza ekonomike botërore, sugjerojnë ekspertët ekonomikë të shtetit.
Ekspertėt: Propozime pėr tejkalimin e pasojave nga kriza








Ribalanci i buxhetit në madhësi siç do të vlerësojë Qeveria është ajo që së pari Qeveria duhet të orientohet gjatë periudhës së ardhshme që të tejkalohen pasojat nga kriza ekonomike botërore, sugjerojnë ekspertët ekonomikë të shtetit.

"Propozimet ishin të shumta. Së pari në çka do të drejtohet Qeveria ta bëjë gjatë periudhës së ardhshme, sigurisht është ribalanci i buxhetit në madhësi, të cilën ajo do të vlerësojë sa do të jetë. Në çdo rast në vijë të poshtme", deklaroi eksperti ekonomik Tome Nenovski pas takimit me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ekipin ekonomik të Qeverisë.

Ekspertët kanë propozuar më shumë masa dhe politika për luftë kundër krizës, mes të cilave ka pasur edhe mendime të tilla, të cilat kanë sugjeruar se duhet të lidhet aranzhman i ri me Fondin monetar ndërkombëtar.

Ekspertët presin se ekipi profesional i Qeverisë do t'i bashkojë propozimet në tërësi, do t'i sintetizojë dhe së shpejti do t'i publikojë si tërësi të masave, të cilat do të ndihmojnë në fund që ekonomia e Maqedonisë sa më pak të preket nga presionet, në të cilat është duke hasur.

Nënkryeministri për çështje ekonpomike Zoran Stavreski ka shprehur kënaqësi nga takimi i sotëm, ku, siç tha, kanë dëgjuar këshilla të mira.

"Një pjesë të këtyre punëve edhe Qeveria i ka menduar. për një pjesë nga punët ka pasur edhe mendime në drejtim të kundërt, megjithatë me rëndësi është se i integruam të gjitha strukturat e shoqërisë, pasi që vetëm së bashku përmes mobilzimit të të gjitha faktorëve, duke përfshirë edhe sektorin privat dhe krizën ekonomike, Qeveria do të vijë deri te zgjidhjet më të mira", tha Stavreski.

Ai potencoi se Qeveria mbetet e hapur për të gjitha idetë e mira dhe për tërë atë që mund të ndihmojë në pjesën e ribalancit të buxhetit, si një nga masat kyçe në luftën kundër krizës ekonomike dhe në pjesën e masave të drejtpërdrejta, të cilat do të kahëzohen ndaj ekonomisë.

Takimi i ekipit qeveritar me ekspertët ekonomikë është në kuadër të definimit të masave dhe politikave më të mira për luftë kundër krizës ekonomike dhe ridisejnimit të buxhetit.

Publikuar: 14.04.2009 | 19:35
Lexuar: 635 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime