E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Karikatura dhe arkitektura lodhin dhe çlodhin njëkohësisht tek unë njera-tjetrën", thotë Beni, që nuk e koncepton vetveten pa njerën prej tyre, si si dy gjymtyrë të një trupi krijues, me të cilat ndihet mirë. "Arkitektura ka nevojë për fantazi, ndërsa karikatura shpesh ndjen domosdoshmërinë e konstruktivitetit", citon ai më tej.
Arben Meksi mes arkitekturės dhe karikaturės





H.Koçi

-Ka 20 vjet që krijon në gjininë e karikaturës, ndërsa në profesionin e tij si arkitekt punon thuajse dyfishin e kësaj kohe Arben Meksi, emër i njohur në Vlorë dhe më gjerë, që nuk mund t'i ndajë ato nga njera tjetra.

Njihet si arkitekt, po aq edhe një karikaturist i shquar, pasi ecën paralelisht mes të dyjave. Nga njera merr frymëzimin, nga tjetra forcën për të vazhduar.

"Karikatura dhe arkitektura lodhin dhe çlodhin njëkohësisht tek unë njera-tjetrën", thotë Beni, që nuk e koncepton vetveten pa njerën prej tyre, si si dy gjymtyrë të një trupi krijues, me të cilat ndihet mirë. "Arkitektura ka nevojë për fantazi, ndërsa karikatura shpesh ndjen domosdoshmërinë e konstruktivitetit", citon ai më tej.

Rreth 20 vjet vjet më parë, Arben Meksi ndërsa në arkitekturë ishte konsoliduar, nisi t'i kushtohej karikaturës, me revistën "Hosteni", ku aktivizoheshin emra të njohur të kësaj gjinie arti, që për të ishte shkolla e parë dhe e vërtetë, ku hodhi themelet e profilit të tij në karikaturë. Më pas, vazhdoi ta ushtrojë, pavarësisht se vështirësitë ishin dhe janë të mëdha.

Sot, numri i krijuesve në këtë gjini të artit është mjaft i kufizuar. "Jemi vetëm tre karikaturistë në gjithë vendin, ose mesatarisht 1 për çdo një milion banorë", thotë paksa me humor Meksi, teksa përmend emrat e Bujar Kapexhiut dhe Medi Belortasë, dy krijues të tjerë aktivë sot në Shqipëri.

Për të ky fakt është sa negativ, aq dhe optimist, sepse është i bindur që gjërat mund të ndryshojnë, pavarësisht se situata sot duket dëshpëruese në këtë drejtim. Meksi mendon se sot temat janë më delikate, krahasuar me periudhën e paraviteve '90-të, kur karikatura njohu arritje të rëndësishme dhe kur revista "Hosteni", e drejtuar nga emra të njohur mes të cilëve Niko Nikolla, u bë një shkollë e vërtetë e zhvillimit të saj.

Por për të kjo ka shpjegimin e vet si dhe argumentat përkatëse. "Shpesh dëshpërimi, nxit frymën krijuese", thotë Arben Meksi ndërsa bën një vlerësim të zhvillimit të karikaturës si gjini e artit në periudhën e diktaturës. Me këtë argument shpjegon zhvillimin e saj jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të Ballkanit, që kishin të njëjtat forma të regjimit.

Duke ju kthyer trashëgimisë në këtë drejtim, përmend emra të shquar të karikaturës si Zef Bumçi, Enriko Veizi, Shtjefën Palushi, Ilir Pojani, Agim Sulaj etj, një pjesë e të cilëve sot jetojnë jashtë vendit.

Meksi thotë se, aktualisht nuk ka një libër të karikaturës shqiptare, ç'ka sipas tij, mund të bëjë që të harrohet historia e këtij arti, ndaj shtron domosdoshmërinë e organizimit të karikaturistëve në një shoqatë mbarë shqiptare, çeljen e një ekspozite në nivel evropian të karikaturës.

"Janë shumë karikaturistë të gatshëm, të vijnë dhe të bëhen pjesë e aktiviteteve të tilla në Shqipëri", thotë Meksi, duke sjellë shembullin e mjaft emrave të njohur të karikaturës bashkëkohore të vendeve të tjera në Evropë, që ishin të pranishëm në një aktivitet para pak muajsh në Stamboll në nderim të figurës së madhe të humorit turk, Nasreddin Hoca.

Vetë Arben Meksi është i pranishëm me krijimtarinë e vet në të përditshmet kombëtare. Pas punës së përditshme si arkitekt dhe pedagog në Tiranë dhe Vlorë, i kushtohet pasionit të tij, karikaturës.

Tashmë në fondin e krijimtarisë më shumë se 20-vjeçare, ka rreth 2000 punime, prej të cilave, po përzgjedh 100 më të mirat, për t'i përmbledhur në një botim që do të dalë në dritë shumë shpejt.

Por ka realizuar dhe një libër të veçantë, ku 20 prej punimeve më të mira janë shoqëruar me analiza esse, shkruar nga një e re e talentuar, Ines Stasa. "Karikatura, si një esse", është titulli i tij për të cilin Beni thotë se përcjell mesazhe kuptimplotë.

"Bashkëpunimi me Inesin, vajzë e re e talentuar është konkretizuar në këtë botim, ku filozofia e karikaturës është përcjellë përmes analizash shumë interesante", shprehet Meksi.

Është i bindur se në një të ardhme jo të largët, karikatura do të gjejë vendin e vet të merituar, krahas gjinive të tjera të artit. "Njerëzit do ta ndjejnë nevojën për lëvrimin e kësaj gjinie të artit", shprehet optimist karikaturisti Arben Meksi, një emër i njohur edhe në fushën e arkitekturës. (atsh)

Publikuar: 03.02.2011 | 18:57
Lexuar: 880 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime