E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në vitin 1452/53 kanë jetuar 17 familje, më 1455 Sallareva haset me emrin SEDLLAR ka pasur 12 shtëpi me një pasuri prej 9709 akçëmë-shih më hollësisht në // Dr. Hazim Shabanovic "Krajista Isa-Beg is'hakovica” Zbirni katastarski popis iz 1455 god" Uvod, turski tekst, prevod i komentari. Orijentalni Institut u Sarajovo-1964/, na jep të dhënat e lartpërmendura për vakufet e Tetovës që janë bërë prej 9 deri 18 maj 1455/, kurse në defterët osman e hasim me sa vijon; 1467/68 kanë jetuar 20 familje, më 1481/82 kanë jetuar 15 familje, më 1528/29 kanë jetuar 18 familje, 2 të pamartuar dhe 1 vejushë, më 1544/45 kanë jetuar 28 familje dhe më 1568/69 kanë jetuar 33 familje.
Sallareva, fshati ku njė pikė ujė kushton njė flori








Prof. Ismet Jonuzi-Krosi

Botuar më: 2002

INFRASTRUKTURA


Rruga lokale që shpie për në Sallarevë është 20km e asfaltuar ndërsa 10km janë të paasfaltuara. Prej këtij fshati deri në Zhelinë ka 30 km ndërsa deri në Tetovë 38 km. Sallareva nuk ka asnjë ujësjellës e as kanalizim edhe pse për nga pamja është fshat i madh. Uji për pije dhe nevojat tjera jetësore, banorët furnizohen vetëm nga puset dhe tre çezmat. Në atarin e Sallarevës janë regjistruar edhe tri burime të lira edhe pse shfrytëzohen 20 puse private me thellësi prej 7 deri në mbi 10 metra. Uji siç shprehen sallarevasit se : “është viran”, ujë çezme ka në vendin e quajtur Kroi i Madh, por Bashkësia Vendore para dy vitesh ka përgatitur projekt që kushton 1170.000 euro, që parasheh të marrin Ujin e Bardh 1 km larg dhe në Kroin e Madh që është larg nga fshati afro 500 metra.

Diku në thellësi, në shpatet e Malit të Thatë shtrihet Sallareva 38 km është larg Tetovës, kurse për të arritur atje të duhen së paku 2 orë 220 shtëpi me 2000 banorët e këtij lokaliteti, përveç problemeve të tjera ata përballen me mungesën e madhe të ujit për pije, për bagëtinë dhe për nevojat e përditshme shtëpiake. Një pikë ujë një flori thonë malësorët e Sallarevës. Ujin nga burimet e largëta në të shumtën e rasteve e mbajnë me gomar ose kuaj. Kjo pamje e bartjes së ujit rrugicave të fshatit është bërë refren i zymtë, që prek thellë në shpirt secilin fshatar. Uji i puseve të fshatit përveç se është i mangët, ai nuk është i pastër dhe i shëndetshëm.
Këtë veti të ujit e kanë konstatuar edhe ekspertët të cilët i kanë bërë analizat e hollësishme. Dy ose tre burime natyrore që janë larg fshatit lirisht mund të përdoren për pije, kurse uji i puseve nuk preferohet, sepse në të ka mundësi të depërtojnë ndotës nga kanalizimet e shumta të fshatit.

Banorët e Sallarevës vazhdon rrëfimin Muhamet Ismaili gjithnjë janë interesuar dhe kanë kërkuar ndihmë nga institucionet përkatëse të vendit dhe ato ndërkombëtar për realizimin e projektit që kushton 1.170000 euro, për sjelljen e ujit në fshat. Me realizimin e këtij projekti do të hiqej një brengë e madhe për banorët e kësaj ane për një kohë të gjatë. Sallarevasit deri në zgjidhjen përfundimtare të ujit hëpërhë kanë hapur 20 puse në largësi të fshatit prej 2.5 kilometra, dhe nga atje do të furnizohen me ujë të pastër dhe të shëndetshëm. Por, malësorët janë të gatshëm nga shuma e lartshënuar të ofrojnë 20% dhe atë falë mërgimtarëve që kurrë nuk kanë kursyer për të mirën e këtij fshati, edhe pse nga ky fshat në mërgim ka mbi 300 persona dhe atë në mbarë Evropën Perëndimore si në Itali, Gjermani, Zvicër e gjetiu, pra presin ndihmë edhe nga Komuna e Zhelinës që të participojë me 20% ndërsa për shumën tjetër janë jashtëzakonisht të interesuar që t’i përkrah ndonjë shoqatë e jashtme që vepron në Maqedoni për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë këtë problem jetik. Ky fshat ende nuk e ka të rregulluar telefoninë që këtyre ditëve presin që MOBI-MAK-u të instaloj një central për celularët që janë i vetmi mjet komunikimi me botën e civilizuar, ka 7 shitore, 4 kafene, shkollën qendrore fillore “Hasan Tahsini”. Rrugët e fshatit i kanë rregulluar 80% ku 20% ka ndihmuar Komuna e Zhelinës.

Rryma është e dobët ngase kapaciteti për 220 shtëpitë që si amvisëri nuk i përmbush, prandaj siç kuptuam nga Kryetari i Bashkësisë Vendore Nezir Kasami se duhet edhe një trafostacion që të përmbushen kërkesat reale. Ndriçimi publik në bashkëpunim me Komunën e Zhelinës është duke u rregulluar. Ka edhe ambulancë shëndetësie ku mjeku human Vezir Mustafai punon në këto dy fshatra malor në Sallarevë dhe Gurguricë që të gjithë janë të kënaqur me punën dhe sjelljen e tij tepër humane. Ky fshat ka këshilltar komunal në Zhelinë e ai është Islam Murtezani. Sallareva ndahet në këto mëhallë; Sinallarë, Fejzellarë, Çelallarë, Belltenallarë, Bajlurallarë, Kotallarë, Kasallarë, Stafollarë, Skerallarë dhe Llamallarë në këtë mëhallë gjendet Kisha e Moçme e Romakëve siç i thonë “Kisha e Llatinve”. Edhe pse përmendet se në Kodrën e Naltë ka pasur Kishë dhe Kështjellë, për të cilën dëshmojnë vetëm gur-themelet që tek-tuk ende hasen mbi sipërfaqe të këtij lokaliteti antik ndoshta me lashtësi pellazgo-ilire. Kanë tri palë varreza; Te Kisha, Te Kroi i Madh dhe në Mahallën e Kasallarve.


Prof. Ismet Jonuzi-Krosi
SHKOLLIMI

Shkollën qendrore fillore “Hasan Tahsini” me 430 nxënës ku mësohet me dy ndërrime dhe 14 paralele, të punësuar ka 18 arsimtarë prej të cilëve 8 janë nga ky fshat Drejtor i shkollës është Hafet Fetishi, por edhe këtu kushtet për mbajtjen e procesit edukativo-arsimor janë thuajse simbolike, prandaj ka nevojë që të investohet për kushtet themelore e të ngjashme. Por, në këtë fshat shkolla daton që nga viti 1912 kohë e Luftërave Ballkanike respektivisht të kohës së bullgarit, ndërsa shkolla e sotme është rindërtuar më 1985 me vetëkontributin e tyre edhe pse është njëkatëshe. Mësues të parë përmendin Muhamet Hoxhën nga Prekazi i Drenicës legjendare, mësuesit nga Shqipëria në vitet e 1941/1945 si mësuesi Hasim, mësuesi Hashim dhe mësuesi Besim që kanë qenë vëllezër. Ka 20 nxënës nëpër shkolla të mesme dhe 8 studentë në Universitetin e Tetovës.

BLEGTORIA DHE BUJQËSIA

Ka mbi 200 lopë. Ara-tokë punuese ka 350 ha, thuajse janë simbolike ku më së shumti përdoren për nga çdo shtëpi ngase kanë nga një apo dy lopë. Këtu bujqit kultivojnë rendimente të pakta. Kultivohet pemëtaria ku veçohen mollët, dardhat e malësisë, elbi, tërshëra etj. Duhet theksuar se banorët e Sallarevës kanë pronat e veta në rrethinën e Velesit dhe atë enkas për blegtori, por siç kuptuam nga kryetar i Bashkësisë Vendore, Nezir Kasami se në vitin 1991 kanë pasur 20 qahajë me 15 mijë dhenë në Veles respektivisht në fshatrat Skaçincë, Gërgisht, Cërkvinë dhe Koçillare, prej atëherë e deri më sot askush nuk përkujdeset për fatin e këtyre blegtorëve që sërish të kthehen në vendet e lartshënuara në veçanti në stinën e dimrit, ngase në Sallarevë siç thonë ndodhën nga bora e madhe të jenë të shkëputur nga qytetërimi edhe nga një javë, ku na ka ndodhur edhe njeri ka vdekur për shkak se nuk kemi mundur ta përcjellim në spitalin e qytetit.

Ka mbi 500 kokë dhensh, me blegtori merren Nazif Ademi, Asllan Ajruli dhe Riza Latifi, edhe pse dekada më parë kanë pasur me mijëra ku edhe sot e tërë ditën e përmendin Qahanë me namë Kasam (Danavica) Ibishi që para 70 apo 80 vitesh ka pasur mbi 10.000 mijë kokë dhensh. Edhe pse sipërfaqja për kullota prej 948 ha, është tepër e volitshme që të kultivohet bagëtia ngase kullotat apo bjeshkët siç i quajnë janë të begatshme nga vetë natyra e ato janë; Monivar, Stane, Gollçegrapi, Polse, Shtrapanik.

MIGRIMI

Shpërngulja si rezultat i kushteve themelore edhe pse prej vitit 1970 deri më 2002 janë ndërtuar përafërsisht 200 shtëpi të reja, por siç thotë Nezir Kasami se të shpërngulurit e Sallarevës më të përqendruar janë në Pallaticë, Trebosh, Tetovë, Gostivar, Saraj, Shkup si dhe para pesë dekadash kanë emigruar edhe në Turqinë e largët. Të shpërngulurit nga ky fshat llogaritet se janë mbi 400 që do të thotë dyfish më shumë se sa sot Sallareva.

MBURRJA E SALLAREVËS

Nga ky fshat që ende përkujtohet nga gjeneratat e vjetra që sinonim i të gjithë këtyre janë; Sabri Sabriu, i cili ka qenë në aradhen e Xhemë Gostivarit si shumë malësorë të tjerë besnik, Kasam Kasami i vrarë në fshatin Llukovicë nga pushtetit sllavo-komunist me të vetmin pretekst se ishte luftëtar i Ballit Kombëtar, por për sallarevasit janë sinonim i burrërisë, ushtarëve të Ballit Kombëtar dhe ideologë të paepur për Çështjen Kombëtare gjë që e dëshmoi edhe në luftën e vitit të kaluar ku këta malësorë ditën t’i qëndrojnë besnik amanetit të të parëve kush me pushkë e kush me ndihma konkrete ashtu siç e donte rendi dhe nevoja. Por, lufta edhe në këtë fshat la gjurmë që për fat ka të bëjë vetëm me shkatërrimin-djegien e shtëpisë në vendin e quajtur Glloboçicë në mes të fshatit Sallarevë dhe Llukavicës, nga forcat policore (paramilitarë) të cilët dy ditë pasi u ç’militarizua Ushtria Çlirimtare Kombëtare, dëmi llogaritet mbi 30 mijë euro e për të askush nuk është përkujdesur për pronën e Nuri Hajredinit. Ndërsa si pelhivan e kujtojnë Selim Sallarevën që nga viti 1912 ndërsa si valltar i malësisë është Zendel Jusufi i cili prej 1940 e këndej ka lënë gjurmë për traditën e valleve malësorçe. Po ashtu sallarevasit janë të njohur me punimin e drurit si të enëve të ndryshme, fyejve, kavalleve e të ngjashme.

PAPUNËSIA

Elemente të traditës, dokeve dhe zakoneve shqiptare janë të gjalla ngase mikpritjen dhe bujarinë malësorçe e kultivojnë me xhelozi. Në këtë fshat që shtrihet në rrafshnaltën e Malësisë së Malit të Thatë, ku mbi 60% e popullatës marrin ndihma sociale, ndërsa ka mbi 10% që nuk kanë dokumente edhe pse në prag është regjistrimi i popullsisë. Duhet përmendur se nga ky fshat përpos 8 arsimtarëve në shkollën fillore ka edhe një rezervist Nevaip Mustafa i inkuadruar në polici tash pas fillimit të Ri në Maqedoni ndërsa mbi 200 ka të punësuar në shtetet e Evropës Perëndimore. Sallareva është e njohur me punën e dorës së enëve të drurit si lugët e të gjitha formave, pjatave, instrumenteve me frymë si fyejve, kavalleve e tjera.

SALLAREVA KUFIZOHET

Sinori i këtij fshati përfshinë sipërfaqe prej 29.7 km2 prej të cilës, tokë punuese ka 350 ha, kullota 948 ha, pyje 770 ha. Atari i tokës së këtij fshati kufizohet; në lindje me Llukavicën, në verilindje me Merovën si dhe në perëndim me Gurguricën dhe me bjeshkët në sinorin e Çellopekut.

MESAZH DREJTUAR OPINIONIT

Falënderojnë gazetën e vetme ditore në gjuhën shqipe “FAKTI”, dhe na ftuan që më shpesh t’i vizitojmë ngase në këto anën dobët ndjekin qofshin TV ngase nuk kanë mundësi të përcjellim asnjë program e të mos flasim për shtyp ditor. Malësorët ua kanë parë sherrin armiqve dhe se kanë qenë syçelur. Shtabi për Mbrojtjen Civile gjatë tërë kohës së krizës së vitit të kaluar për fat të mirë ka qenë i gatshëm për gjithçka. Për Fillimin e Ri në Maqedoni shprehin rezerva, por kanë shpresë se bëhet mirë.

Publikuar: 03.02.2011 | 19:45
Lexuar: 1286 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
avni (03/01/2012 00:11:37) sallareva esht nje vend malor ku nuk ka ne shtepi uje te mjaftuseshaem i cili nje pik uj kushton nje flori
Muhamedin Zeqiri (02/02/2012 22:26:38) sallareva esht nje vend malor ku njerzit e presin shum malin
besir zeqiri (02/02/2012 22:32:45) po gjithashtu edhe une tham si M,Z qashtu esht se njerzit e presin shum malin duhet njeri me shku vetem 1 her ne dit jo si ato qe shkojn ka 7 her ne dit ne mal

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime