Xhamitë parimisht çdo herë janë ndërtuar në sipërfaqe të pandërtuara dhe kjo paraqet parim të lartë islamikë. Filloi kthimi i pronave të BFI-së e cila padrejtësisht u nacionalizua, edhe pse jo me tempo të dëshiruar, ndërsa dipozitat pozitive ligjore të shtetit e njohin dhe e respektojnë BFI-në si subjekt të pacënueshëm historik dhe fetar dhe juridik
Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni sot reagoi ndaj kumtesës së djeshme të Kongresit Maqedonas Botëror në të cilën thuhet se xhamitë dhe pronat vakëfe nga koha e Perandorisë osmane nuk janë pronë e BFIM-së, e as që ka të drejtë për trashëgimi ndaj tyre.
"BFI-ja është institucion fetar afatgjatë nga paraqitja e islamit në këto hapësira. Edhe atëherë kur ka qenë pjesë e asociacioneve ose lidhjeve të bashkësive islame nga këto hapësira, çdo herë e ka mbajtur autonominë e saj dhe për këtë arsye ka të drejtë personale të patjetërsueshme ndaj gjithë asaj që gjenerata e myslimanëve e kanë ndërtuar si nevojë shpirtërore në këto hapësira dhe e gjithë kjo paraqet pronësi të saj", thuhet në reagimin me shkrim të BFI-së.
Sipas tyre, xhamitë çdo herë i kanë ndërtuar myslimanët vetë dhe me mjetet e tyre për vete dhe asnjëher ato nuk janë ndërtuar nga të tjerë, posaçërisht jo me punë të detyrueshme dhe mjete të detyrueshme.
"BFI-ja asnjëherë nuk ka përjetuar të pezullohet, të jetë pronë e ndonjë bashkësie tjetër fetare ose madje prona e saj të të drejtohet nga bashkësi fetare nga fqinjët siç ka përvojë me disa institucione të tjera fetare në hapësirën tonë", thuhet në reagim.
Nëse e drejta e lashtë për pronësi të kulturës fetare e shpirtërore dikujt i takon në këto hapësira, shtojnë nga BFI-ja, e ajo është pikërisht Bashkësia Fetare Islame dhe atëherë është keqardhje që në vazhdimësi t'i merret e drejta derisa në diskontinuitet t'i njihet e drejta historike e ekzistimit.
"Xhamitë parimisht çdo herë janë ndërtuar në sipërfaqe të pandërtuara dhe kjo paraqet parim të lartë islamikë. Filloi kthimi i pronave të BFI-së e cila padrejtësisht u nacionalizua, edhe pse jo me tempo të dëshiruar, ndërsa dipozitat pozitive ligjore të shtetit e njohin dhe e respektojnë BFI-në si subjekt të pacënueshëm historik dhe fetar dhe juridik", thuhet në reagimin me shkrim të Bashkësisë Fetare Islame.