E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky është një mentalitet i ngulitur te banorët e fshatrave të thella, që nuk e pranojnë ndjenjën e izolimit, ndjenjën e braktisjes së tyre. Këtë e ndjen sapo bisedon me banorë të zonës së Zapodit, me fshatrat më e varfër ndoshta në shkallë vendi.
Kukės: “Jeta nė fshatrat e largėt me dėborė”








R. Hoxha

Në zonat rurale të thella të Kukësit, dimri është i egër, dëbora të mbyll brenda, por ata që banojnë aty nuk pranojnë të quhen të izoluar.

"Jemi mësuar me dëborën dhe akullin gjatë dimrit, por nuk na pëlqen të quhemi të izoluar", thotë Dan Kalosh, kryetar i komunës së Zapodit.

Ky është një mentalitet i ngulitur te banorët e fshatrave të thella, që nuk e pranojnë ndjenjën e izolimit, ndjenjën e braktisjes së tyre. Këtë e ndjen sapo bisedon me banorë të zonës së Zapodit, me fshatrat më e varfër ndoshta në shkallë vendi.

"Për ne kujtohen sa herë ka ndonjë problem, apo të thoni se jemi të bllokuar nga bora e ngrica. Dhe nuk kujtoheni të na përmendni as kur rruga është hapur, siç po ndodh këto ditë. Prej 2 ditësh rruga është rihapur, por dëgjojmë nëpër media se ende jemi të bllokuar", thotë drejtori i shkollës së Zapodit, Hafuz Hoxha.

"Në të vërtetë ka vështirësi, se dimër është. Por rruga është hapur e 6 fshatrat e komunës sonë janë lidhur me qytetin e Kukësit," thotë kryetari i komunës, Dani. Ai përjashton vetëm fshatin Lojme, i cili nuk ka patur ndonjëherë rrugë automobilistike për t'u lidhur me qytetin.

Lëvizja, sigurisht, ka vështirësi. Shtresat e akullit janë të pranishme në të gjithë gjatësinë e rrugës.

Kjo komunë është një nga më të vafëra. Nga 750 familje të komunës përfitojnë ndihmën ekonomike 390 prej tyre. "Edhe shumë familje të tjera kanë nevojë për ndihmën ekonomike," vazhdon Dani.

Në këtë komunë nuk bëhet fjalë për të shlyer detyrimet për energjinë elektrike. "Pagesa e energjisë elektrike është vrima e fundit e kavallit të tyre. Se mos ju në qytet e paguani" thotë Lemsedini, një prej banorëve të fshatit Orgjost.

Të 6 fshatrat kanë një popullsi prej rreth 3100 banorë. "Në çdo fshat që shtrihet afër majës së malit (Lojmja ndodhet afër majës së Gjalicës) çdo familje ka ka 5-6 krerë të imta, 1-3 lopë dhe dhe 300-600 metër katrore tokë bujqësore", tregon kryetari i komunës.

Thuajse kjo është pasuria e banorëve të kësaj komune, gjë që ua ka imponuar banorëve largimin gati masiv drejt qytetit të Kukësit, apo zonës fushore.

"Këtu dhe dita është e mërzitshme. Shkollë, shtëpi dhe klub. Kështu lëvizin ditët nga njëra te tjera", thotë drejtor Hafuzi, drejtori i shkollës së mesme. Ai tregon se, shkolla e mesme ka vetëm 52 nxënës gjithsej dhe 116 nxënës në arsimin 9 vjeçar.

"Bëjmë gjithnjë përpjekje t'u japim dijet sipas standarteve bashkohore, por e kemi të vështirë. Pak nxënës interesohen për mësimin. Ndërsa tani që është dëborë, ftohtë e akull, kemi mjaft mungesa", thotë Hafuzi.

Dikur fshatrat e kësaj komune kanë patur shumë më tepër banorë. Gjatë 20 viteve të fundit llogaritet se janë larguar mbi 320 familje, ose më shumë se ç'kanë mbetur në fshatrat e komunës.

Kryetari i komunës thotë se po bëjnë përpjekje për të ndryshuar situatën. Kështu gjatë këtij viti do të rikonstruktohet tërësisht aksi rrugor që lidh Orgjostin me Kosovën si dhe rruga që lidh Orgjostin me Zapodin e që mundëson që Zapodi, si qendër e komunës, të ketë dy rrugë lidhëse me qytetin e Kukësit dhe Kosovën.

Nga banorët që tani mendohet se ku do të punojnë gjatë verës për të siguruar të ardhurat për të përballuar dimrin e ardhshëm.

Publikuar: 03.02.2011 | 13:16
Lexuar: 798 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
mafis hoxha (13/01/2012 18:41:52) jam dakort me kryetarin e komunes zapod ,z,DAN KOLOSHI ,qe thot qe komuna nuk eshte e izoluar,dua te shtoj dhe ket ,qe nuk jemi komuna me e varfer ne shkall vendi ,pore jemi komun me prespektiv ,jashtezakonishte te madhe ,fal perpjekjeve te kryetarit te komunes ,i cili eshte kembgules per ndryshimin infrastrukturor te kesaj komune ,per ket e falenderoj ,nga zemra ,
Bujar (04/02/2012 00:17:12) Eshte e vertet qe nuk jeni te izoluar mirpo perderisa disa fshatra nuk kan rrug autombilistike dh jetoj nne gjendje te mjerusheme ju si krytar duhet te merrni masa ne komunen e Kuksit apo edhe direkt ne qevri qe edhe banoret e fshatit lojme ta gzojn te drejten e rruges automobilistike sespse edhe ata jan shqiptar sikur ne te gjith. Me Respekt Bujari

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime