Kryetari i zgjedhur i komunës së Haraçinës Bastri Bajrami, sot u ka premtuar banorëve të komunë se do të jetë në shërbimin e tyre dhe se do t'i përmbush të gjitha premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore.

"Poashtu nga këtu dua të ftojë edhe oponentët tonë politik, që bashkarisht të punojmë për të mirën e Haraçinës.
Të nderuar qytetarë të Haraçinës, unë ju falenderojë të gjithë juve për përkrahjen e madhe që më keni dhënë mua, ju faleminderit për votën tuaj që më keni dhënë në zgjedhjet lokale.
Vota juaj për mua paraqet privilegj, më bën të ndjehem krenar, por edhe një obligim që në në të ardhemen do të jetë shtysë për të bartur dhe inicuar proceset të cilat janë në shërbimin tuaj dhe në interesin e të gjithë juve, tha Basri Bajrami.